Në vitin 1996/97 kohën kur profesor Hajrullah Gorani ligjëronte në fakultetin ekonomik, shpesh mbeteshe i shtangur dhe shumë entuziast deri sa përfundonte ligjëratën profa, duke lidhur gjërat nga aspekti ekonomik me atë politik nga gjendja e krijuar në Kosovë përgjatë viteve 90-97.
Po kujtojmë një detaj gjatë ligjëratave të tij, e që sot pas 24 vitesh i përgjigjet plotësisht kohës në të cilën gjendet vendi ynë.
Sa shpjegonte për ekonominë e vendit, dhe afaristët që udhëhiqnin me bizneset në Kosovë para luftës, shpesh potenconte keqardhje për gjendjen e tyre, dhe shtonte:
“bizneset tona në Kosovë, janë të plogështa, në gjendje të vështirë për të operuar. Bizneset te ne janë si shkuma mbi ujë, vazhdonte ai, një frymë e vogël dhe shkuma tretet në ajër”.
Sot është situatë e ngjashme, që koincidon me fjalët dhe mendimet e Profesor Hajrullahut, biznesi në Kosovë sot është si shkuma mbi ujë, të gjithë po presin një kolapsim.
Ndjesë pas shpirti i tij.
____
ESH