• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Liria e plagosur…

ByEmrush

Apr 25, 2020

Lajmet që vinin nga atdheu mezi i përballonte ai. Ishte lodhur shumë, mërzitur e ditët fare nuk i ecshin mirë. Vendit ku kishte lindur i ishte verë flaka gjithandej, shqiptarët dëboheshin, e vriteshin, vetëm pse ata ishin shqiptarë, etni e gdhendur në këto troje, autokton dhe të nëpërkëmbur për shumë vite.Këtyre lajmeve dhe këtij durimi po i vjen fundi. Më shumë pajisje ushtarake të blera nga paratë e tiji të kursyera ishte nisur më një pjesë të madhe shokësh drejt atdheut të tij, vendit ku thërriste për ndihmë.

Pashtrik, vendi ku luftohej shumë, ishte përballja vdekjeprurëse për armikun.Shkëlzeni seç e ndjente se ishte ofruar shtëpisë së tij.

Kishte më shumë se 5 vite që endej nëpër Evropë, mërzisë së tij po i ofroheshin ditët. Disi edhe në front kur shkonte, shkonte me vullnet pothuajse dasmë ishte!Nuk i druhej armikut më, nuk i kishte frikën, atë e kishte lënë në ujërat e Adriatikut.Radha të gjata djem e vajza me këngë shkonin në fronte, me këngë ktheheshin.Jeta e kaluar në kalldrëmet evropiane dhe parat e shumta që vinin nga djersa e tij duke shpërblyer të huajt me punën e tij, tashmë Shkëlzenit ju dukej e kaluar, dhe nuk ishte penduar aspak.Kufiri në mes shqiptarëve ishte bërë kufiri më i rrezikshëm në botë.

Vëllazëria shqiptare andej dhe këndej kufirit tashmë kishte marr jehonën e bashkimit, dhe djemtë e nënave shqiptare ishin betuar në betimin e ushtarit se do ti dalin zot tokave shqiptare.Dimra të rreptë mbaheshin në Pashtrik, temperaturat shkonin në minus, e bora ishte mbi 1 metër në vende te caktuara. Vijat e frontit garantoheshin më artileri të rëndë nga ushtria serbe.

Në fronte djemtë nga radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishin bërë ndërmjetësues të ushtarëve serb më krijuesin e tyre.Në një ditë që shihej se po ecte mirë në arenën ndërkombëtare, dhe bashkësia ndërkombëtare po përgatitej për të intervenuar në Kosovë. Ku NATO-ja do të ketë rolin kryesor të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të cilat prisnin intervenimin për të dal ne ndihmë dhe marr në mbrojtje popullatën civile që po golgotizohej brenda kufijve të vendit.Por kjo nuk ishte edhe ditë e mirë për Shkëlzenin, nuk ishte ajo që prisnin luftëtarët e lirisë.Shkëlzeni më një grup tjerë të togës së tij bien në mina, dhe për pasojë disa ushtarë vdesin, disa tjerë plagosën rënd.Edhe ky plagoset rënd, humb disa gishta të dorës së majtë, plagosët në këmbë, dhe disa pjesë të shpinës kah kanë goditur predhat e minave të vera nga hordhitë serbe.

Më sytë e tij pa disa nga gjymtyrët e shokëve të tij. Shumë e vështirë, djemtë më të mirë po vdisnin në vijat e para të fronit, e Shkëlzeni po i vështronte me sy, nuk mund të lëvizte, e nuk mund të jepte ndonjë shenjë së bile është gjalle ky.15 ditë më vonë pasi ishte rehabilituar pak, dhe kishte arrit të merrte veten që të ecte, ishte nisur drejtë vendit ku ishin varrosur shokët e tij të vrarë në ditën kur ishte plagosur edhe vet.

U ofrua afër varreve të tyre, ra në gjunjë, hoqi kapelën dhe po rrinte, nuk foli asgjë. Shumë i qet dhe sytë i kishte ngulitur drejtë dheut të njomë nga varret e shokëve të tyre.Lotët e tradhtuan, dhe disa pika përshkruan fytyrën e tij, mori frymë thellë dhe bëri “ LAVDI”.

Të tjerët e ndihmuan të ngritët në këmbë, dhe u kthyen pas.

Në verën e nxehtë që dielli përcëllitej nga rrezet e tija, Ushtria Çlirimtare e Kosovës po ndihmohej nga forcat aleate të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara dhe NATO, dhe armiku shekullor po mblidhte plaçkat, hordhitë barbare serbe po tërhiqeshin, ata po iknin më bisht ndër këmbë.Luftëtarët e lirisë kishin kryer misionin, zbritnin nga frontet e luftës, takoheshin në shtabet e tyre. Regjistroheshin në komandat përkatëse dhe pastaj secili ecte në zonën nga vinte.Edhe Shkëlzeni ishte kthyer. Erdhi në shtëpinë e tij në qytet.Shkëlzeni me shumë përmallim vizitonte çdo familjarë, aty ku nuk kishte qenë më shumë se 7 vite vite, me kënaqësi përqafte dhe çmallej më cilindo që takohej.Në malësinë e Karadakut ishte ftuar një natë për pas darke që të shiheshin burrat e fisit, dhe familjarët në mes vete.Burrat e mëdhenjtë kishin nxënë vendet në odat e fshatit që njiheshin për një malësi të rreptë në zbatimin e rregullave shqiptare.Si gjithkund tjetër, edhe këtu në këtë odë kishin filluar bisedat e nxehta.

E gjithë fokusi sillej për luftën, dhe të bërat e saj.Disa nga të pranishmit kishin filluar mohimin e luftës, një tjetër thoshte “nuk ka pasur najfarë lufte, dilte një në fund të fshatit dhe kërcitke më armë, pastaj vinin serbët dhe kallnin fshatin, maltretonin banorët.Biseda vazhdonte, dhe debati sa vjen e nxehej, një pjesë që e dinin se Shkëlzeni kishte ardhur nga lufta, dhe nga fronti që ishte dritë për lirinë e atdheut, mundoheshin të rrëfenin se luftë kishte, dhe se ajo kishte marr përmasa që kishte obliguar edhe bashkësinë ndërkombëtare të ndërhynte.Burri dredhte mustaqet i cili qëndronte në krye vendi, vazhdonte duke thënë se nuk ishte dashur që shqiptarët të rroknin armët, politika duhej të vazhdonte qetë, në luftë u panë shumë njerëz që nuk do të duhej të ishin aty, vagabondë, e djem të “halitshem” ishin nën uniformën e UCK, pretendonin disa nga burrat.

Fjalët si me vështirësi shkonin në fund të dhomës, dhe shpesh herë ky as nuk i dëgjonte së çfarë thuhej aty, por më shumë ishte i ngazëllyer që shihte njerëzit që nuk i kishte takuar me vite e vite.Ky po mundohej te përfshihej në bisedë, dhe të tregonte që ky kishte ardhur nga Zvicra të jep kontributin e tij në çlirimin e atdheut. Rrëfente edhe se kishte plagë të marra nga fronti i luftës ku kishte humbur më shumë se 6 shokë të tij. Në dorën e majtë të tij shiheshin mungesë e gishtërinjve.“I ri je ti, serbët janë të fortë. Nuk e dinë ti kush ishte Jugosllavia, shtet i fuqishëm, me ushtarak të shkolluar, dhe disiplinë të madhe” vazhdonte të fliste plaku që në kokën e tij kishte plisin e bardh, që nuk dukej se e kishte mirëmbajtur shumë, dukej shumë i zhytur.Tjetri e pohonte çfarë fliste ai. Luftën tonë e udhëhoqën të pashkollët, kupola të njerëzve të mos dijes e kapën nga brenda.

Nuk është ajo lufte, dhe nuk mund të themi që kishte luftë kur në mesin e saj kishte filan hajnin, ai ishte edhe bashkëpunëtor i serbëve, çdo gjë të mundur ai kishte bërë mbi shqiptarët vazhdonte ai.Nga mesi tjetër dikush tjetër rrëfente po ashtu ngjarje të njëjtë më disa nga parafolësit, gjithnjë në dëm të UCK-së.Zëri i Shkëlzenit s’po dëgjohej! Ai po vazhdonte…

Hej o njerëz luftë kishte, lufte kishte edhe në dimër, ku bora ishte mbi 1 metër.

Në këtë luftë janë vrarë edhe njerëz, janë vrarë djem të vetëm të familjes, djem të ri e të njomë.Unë po ju dëshmoj, për ketë jam këtu në mesin tuaj. Sa vjen e Shkëlzeni nxehej, nervozohej edhe më tej.Ai pengohej gjatë fjalëve që nxirrte nga goja e tij. Dorën e majtë, këmbën, dhe disa plagë kishte në shpinë.I armatosur më revole në brez, e humb durimin dhe ngrihet në këmbë më vështirësi pa i ndihmuar askush.

Nxori revolen nga brezi dhe më kondakun e revoles që ai kishte me vete, thyen xhamin e odës, dhe zbraz karikatorin e armës duke tërhjek këmbëzën e armës deri sa jo u zbraz.

U kthye në odë.

Të gjithë po vështronin ku nuk dëgjohej asnjë zë më. Ku qetësia kishte kapluar odën e malësisë, dhe ku burrat më nuk bëzanin.

I shikoj drejtë secilin sy për sy dhe shtoi:

“ Ka pas luftë nanën ja …fsha…”.Ashtu duke çaluar, dhe i plagosur në dorë, këmbë dhe shpinë, hodhi hapin e parë drejtë derës. Tashmë ju bë edhe një plagë më shumë, plaga shpirtërore. Lëshoi odën, dhe doli jashtë, hipi veturës dhe iku në drejtim të vetin.

Pas plotë 20 vite, Shkëlzenin sa herë ta takosh bën të njëjtën pyetje?

Si ka mundësi që njerëzit nuk të dëgjojnë. Si ka mundësi që nuk dëshirojnë ti shohin plagët, edhe nëse s’të besojnë se luftë kishte?_____________________________________________

Fragment nga kolumna, pj-3: “ Ditën kur zoti ecte për toke”Autor: Mrs.Emrush T.Shkodra

[Foto Ilustrim]

By Emrush