Më të vërtete lirisht mundemi të themi se është situatë paradoksale dhe shumë shqetësuese se si media akoma është përkrah një elite pakicë, që për një kohë të gjatë kanë shpërdorur, kanë zhvatë, kanë përvetësuar të mirat e këtij vendi për vete, familjen dhe rrethin e tyre të ngushtë. Duke mos ju lënë shpresë popullatës së gjorë as imtësinë më të vogël për jetë në këtë vend.
Në kohë para lufte, e gjatë luftës ka pasur media që kanë shkruar, kanë folur, dhe kanë raportuar mbi të keqën, kurse tash me gjithë këtë zhvillimin teknologjik, e sidomos lehtësia e afirmimit dhe shpërndarjes së lajmit përmes rrjeteve sociale në kohë shumë të shpejt rreshtohen në anën e të keqes, ndoshta edhe pavetëdije.
Kurrë s’dihet!
Megjithatë misioni fisnik, gazetaria do të duhej të jetë në shërbim të atdheut, duke inkorporuar mirëqenien e qytetarëve si baza e zhvillimit të një shoqërie të hapur dhe demokratike.
Në vendet demokratike, sondazhet me mbi 40 % janë alarm për lëvizjet qytetare, dhe qeveritë!
Te ne shkojnë sondazhet edhe 93% për disa tema të caktuara, dhe krejtësisht çfarë thuhet është se, makineria virale për të mbajtur anë është aktive!!
Pra, kjo pakica ftohet nëpër emisione, debate, opinione etj.
Vet organizojnë sondazhin, vet e publikojnë kohë pas kohe gjate emisionit, dhe pastaj asaj nuk i besojnë.
Sot, audiencën sidomos TV-ja e ka shumë të lehtë ta dijë me saktësi se nga i vjen.
Bile, saktësia është aq e lartë, saqë mundesh me i nxjerr statistikat veç e veç për secilin, fshat, qytet, shtet të shikuesve aktiv.
Është mirë mos me i neglizhua votimet e njerëzve sepse dilni qesharak, sidomos për një pjesë që tashmë i ka të njohura rrjedhat e teknologjisë.
Nejse, veç ma na servu për çdo natë turli bashibozuku është fyerje për përgatitjen shkollore të dikujt dikujt, hah.
Një ditë kishte shkruar njëri mesazh epik, por që më pëlqeu shumë!
“Kur po shoh disa disa në TV-të tona në mbrëmje, sikur t’i kisha rënët mirë, për çdo natë nganjë TV e kisha thyer!”
Janë disa media të sinqerta, të drejta, operojnë krejtësisht paanshëm, por këto mezi mbijetojnë për fat të keq.