• Tue. Dec 3rd, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Vendimmarrja e institucioneve demokratike

ByEmrush

Mar 30, 2020

Tendencat nga grupe të caktuara për të paraqitur Kosovën si një tërësi që nuk mund të qeveriset vet, kanë intensifikuar edhe më shumë kampanjën e tyre këto ditë.
Le që shkojnë sipas parimit, prish dhe ankohu, po tashme edhe nëse dikush në ketë vend fillon diçka së mbari, ata i vihen në shpinë me lloj lloj etiketimi. Ata që filluan të shtrëngojnë institucionet e shtetit të lëna pas dore, të nëpërkëmbura, të luftojnë korrupsionin, të largojnë nga vendet kyqe njerëz që keqpërdorën paranë publike, dhe pozitat qeverisëse. Ndaluan shpenzimet dhe kthyen në pikën zero harxhimet e tepërta që janë bëre, atyre ju vihen pengesa të pakalueshme.

Shpresa i pritur ndër shqiptare kishe marrë rrugën e kthimit, rrezet e diellit të mbuluara nga hije të rënda kishin filluar të dilnin.
Shqiptarët po paraqiten në shumë media dhe personalitete të ndryshme, si njerëz të egër për qeverisjen e shtetit, njerëz të etshëm në kapjen e institucioneve, dhe më parimore shkojnë më larg saqë etiketojnë bashkësi dhe lëvizje të tëra me ideologji fashiste, komuniste e më gjerë. Shqiptaret e Kosovës, rinia dhe intelektualët e saj po paraqiten njerëz debil, të paaftë, inatçor, shkatërrues të shtetit, më të vetmen arsye që këta e arsyetojnë që më pastaj të ju thuhet të huajve, amerikanëve, evropianëve, se këtyre duhet ti mohohet e drejta për vendimmarrje, të anashkalohen për të vendosur diçka ata të vetëm. Ndoshta shkojnë deri në një masë saqë preferojnë kthimin e protektoratit të ngjashëm më UNMIK, duke e paraqitur këtë vend si një hapësirë ku nuk ka vendime demokratike, dhe për pasojë ne nuk e meritojmë LIRINË dhe demokracinë.

Shqiptarëve duhet hequr mundësin e vendimmarrjes përmes mjeteve demokratike, dhe si rrjedhoje vendimet të merren nga qendra tjera, ose nga dikush tjetër!
Atëherë, sistemi pluralist, dhe republika parlamentare po e humb kuptimin nëse një parti fiton zgjedhjet, dhe qeverinë e marrin të tjerët me kalkulimet mbi tavolina.

Kohërat kur shqiptari e ka paraqitur shqiptarin të pa edukuar para të tjerëve kam pas menduar se ka përfunduar.

E ne themi pavarësisht si ndiheni, ngritu në këmbë, dëshmohu cili je, dhe vazhdo  kurrë mos u dorëzo.

____
ESH

By Emrush