• Tue. Dec 3rd, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Simpoziumi ndërkombetar dhe Rifat Gjota

ByEmrush

Mar 30, 2020

Në një simpozium ndërkombëtar që po mbahej në Japoni në vitin 1991 shkencëtari dhe profesori universitar shqiptar Prof.Dr.Rifat Gjota po shpaloste punën e tij disavjeçare mbi zbulimin e elektromotorit me veti shumë më të përparuara se ai i gjertanishëm, i cili kursen energjinë elektrike në përqindje të konsiderueshme, sikurse edhe sasinë e bakrit të nevojshëm për ndërtimin e tij.

Japanët, amerikanët, francezet, kinezët, rusët, gjermanët, zviceranët, indianët, e shumë të pranishëm aty, ishin mbet të mahnitur dhe gojëhapur gjatë prezantimit sa bënte Profesor Gjota.
Hiqnin syzat nga sytë, i vnonin sërish duke u munduar të shihnin më mirë projektin, dhe mos po i gjenin ndonjë gabim për t’ju kundërvënë!
Pasi nuk arritën asgjë të gabueshme, dhe gjithçka ishte zbulim perfekt, drejtuesit e simpoziumit i drejtohen Profesor Gjotës: “Profesor Gjota, çfarë të bëjmë në me tërë ketë makineri, industri, e investime bilionëshe që i kemi bërë deri më tani në sistemin energjetik”?

Profa i shikoj po thuajse një nganjë, dhe u ngrit në këmbë dhe ju dha një përgjigje epike!
“Ju tha e keni paqësorin (oqeanin) shumë afër, ju mund ti hidhni të gjitha një nganjë aty, sepse sistemet e reja s’ka gjë që i ndal”.

Prandaj edhe te ne për gjithçka duhet të vlen ky parim, nëse diçka nuk ka shkuar ose nuk shkon si duhet, atëherë duhet me kërkua një qoshe të paqësorit, se në adriatik ska vend garant.

____
ESH

By Emrush