• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Reciprociteti zavendësim i taksës

ByEmrush

Mar 30, 2020

Reciprociteti është veprim më i mençur, dhe kjo do duhej të ndodhte nga institucionet tona shumë më herët, sigurisht do të duhej të aplikohej me Serbinë menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Reciprociteti politik, ekonomik e tregtar do të ishte forcim i pozitës së institucioneve të shtetit dhe dalja nga izolimi i vendit që është futur, kjo ndodh më balancimin dhe zëvendësimin e taksës që është verë ndaj produkteve serbe.

Me vënien në funksion të reciprocitetit do të nënkuptonte edhe ndëshkimin e produkteve serbe, përveç kësaj do të zgjeroheshin bllokadat ndaj shtetit të cilit nuk e njeh ekzistencën tonë në: lëvizje të njerëzve, mallrave, politikave, lëvizje të lirë të maunave, transport të udhëtareve etj.

Nëse shteti serb aplikon mbushjen e formularëve për shtetasit e Kosovës gjatë kalimit kufitar, atëherë të përgatitet për të njëjtin veprim, nëse ne na detyron të heqim tabelat me mbishkrimin Republika e Kosovës, le të përgatiten edhe qytetarët e saj për ketë gjë. Nëse mendon që do fusin në tregun tonë produkte të tyre, atëherë le të përgatitet të pranon aq produkte Kosovare të balancuara me ato serbe.

Në fund logjika dhe planet afatgjate tregojnë se Kosova të jetë përfituese e kësaj.
Serbët do të detyrohen të ulën dhe të heqin dorë nga fushata për denigrimin e Kosovës, do të detyrohen të bisedojnë duke respektuar reciprocitetin, vetëdija qytetare do të rritet, krenaria e të qenurit qytetar i Kosovës do të ngritët, shtetit do ti kthehet dinjiteti, dhe qytetarët e Kosovës do të ndjehen të barabartë në Ballkan me etnitë tjera.
Pra të bëjmë shtetin, të rrisim buxhetin, të forcojmë ushtrinë, të filtrojmë institucionet, sidomos ato të sigurisë, të financave, ta ruajmë biznesin dhe ta ndihmojmë, ti mbrojmë afaristët tanë, të kthejmë shpresën të njerëzit duke ju thënë mos ikni, mos e lëshoni vendin, se po kthehet jeta në Kosovë.

Kosova është vend i hapur dhe duhet të tregoj maturi shtetërore duke ikur provincializmave.

Te avancohet dhe të shndërrohet subjektiviteti në çështje integriteti dhe dinjiteti, duke respektuar parimin kryesor të vlerave për një fqinjësi të mirë bilaterale në rajon e më gjerë.

____
ESH

By Emrush