Ne nuk bën të hamendësohemi, dhe nuk duhet të jetojmë me mëshirën e mjegullës që krijohet për shqiptarët kohë pas kohë.
Ne kemi një rrugë, dhe nuk duhet të vlejë parimi i zgjedhjes për ne!
Assesi për shqiptarët nuk është në interesin e tyre, të ndalen në udhëkryq dhe të mendojnë së cila është zgjidhja, cila është rruga!
Orientimi perëndimor është investim i kamotshëm i shqiptarëve, gjenerata të tëra djersën, gjakun dhe jetën e kanë vënë në këtë shërbim, pra rreshtimi perëndimorë është imanent, nuk është zgjedhje, e sidomos me atë amerikan.
Amerika ishte dhe është shpëtimtari i qenies shqiptare, dhe thjeshtë ne ekzistojmë dhe jetojmë në saje të vullnetit amerikan që kishte ndërlidhur interesat e tyre në një rajon ku bëjmë gjumë ne.
Ky ishte fati ynë!
Ne nuk duhet të besojmë se dikush do të nëpërkëmbë aspiratat tona për një jetë të sigurt dhe homogjene që ne kemi marr si drejtim për të ardhmen tonë si popull.
Paria jonë politike do duhej të ketë një qasje unike sa i përket marrëdhënieve me Amerikën, sepse miqtë tanë amerikan nuk e kanë pasur kurrë një lidhje të vetme më shqiptarë, siç nuk do ta kenë edhe në të ardhmen!
Marrëdhënia jonë me ta është ma e madhe se e liderëve, është marrëdhënie shpirtërore e popullit me shtetin amerikan.
Ketë gjë besoj që ata e dinë, por secili që do të mundohet të jetë me amerikan se vet populli, besoj shumë se do të del qesharak, dhe pa dinjitet.
Nuk mund askush të merr pronësinë mbi marrëdhënien dhe raportet me Amerikën.
Udhëheqësit do të shkojnë e të vijnë, lidhja jonë e krijuar me mund duke u bazuar në një interes të ndërsjellët nuk do të prishët kurrë!
Grushti i popullit është i vonshëm, por është i fortë!
_____
ESH