• Tue. Dec 3rd, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Analistët e anshëm!

ByEmrush

Mar 30, 2020

Tendencat për polarizim të koalicionit qeverisës duke u munduar në vazhdimësi me i paraqitur sikur njëri vendos tjetri nuk pajtohet, ose kinse ka paralelizëm në mes partnerëve, nuk besoj se është logjike, e aq më pak e drejt.

Të gjitha kombinimet për të qeverisur Kosovën janë përdorur, besoj që edhe kësaj qeverie sikur të tjerave që ju kishte dhënë hapësirë kohore prej 100 ditëve, është normale që të ju mundësohet edhe këtyre dhe të presim se cfarë do të bëjnë e pastaj ti qasemi me kritika!
Për çdo natë analist të ndryshëm nëpër studio televizive po paraqiten me analizat e tyre, duke na ngarkuar kryet më koketimet e tyre, ëm, ëëëë, unëëë, po mendoj, thash, do të duhej etj.

Plotësisht po dalin të anshëm sa i përket analizave të tyre kur flasin për ketë qeveri.
Askush nuk i potencon sukseset e mundshme tash për tash, sepse në po shohim dita ditës vendime të një rëndësie të veçantë duke shkarkuar borde të ndryshme që kanë keqpërdorur parat e taksapaguesve.
Pastaj, shkurtimi i ministrive dhe bashkë dyzimi i disave njëra me tjetrën, shkurtimi i zëvendësministrave, eliminimi i koordinatorëve, fillimi i një vetingu sidomos në drejtësi do merr një kohë bukur të gjatë, e tek pastaj të hidhen letra mbi tavolinë dhe të shohim rezultatet, gjë që unë dyshoj që edhe për 100 ditë do të mund të stabilizoheshin.

Sidomos shushurimat nuk duhet të behën në mes partnerëve, sepse më shumë mund të ketë pajtime, se që ka mospajtime!
Tek e fundit për dy muaj kanë negociuar për të qeverisur me vendin, dhe besoj që shumë nga këto ndasi i kanë kaluar që atëherë!

Eh, sikur të kishte qenë çdo gjë në rregull, dhe këta që erdhën tash veç të kishin vazhduar rrugën e trazuar të atyre që ishin më përpara!
Por jo, ne po jemi dëshmitarë të publikimeve të shumë keqpërdorimeve në vend. Se si dikush kishte mbajtur mbi 5 vende punës, kishte marr 5 paga mujore, dikush kishte pasur pagën mujore prej 12 mijë eurove, e si dikush i kishte punësuar të gjithë anëtaret e familjes, duke ju sjell nga dy paga mujore në shpi!
E përplot gjëra tjera që ndoshta as nuk do të jepen për publik, sepse do të fyheshin institucionet e shtetit, dhe në përgjithësi shteti ynë do të dilte si një zonë ku kanë kalëruar kush si ka mundur, duke mos qarë kokën për ruajtjen e dinjitetit të vetë institucioneve dhe shtetësisë sonë që më sa mund është ndërtuar.

Interesant se si ftohen vetëm analistët e anshëm, dhe sidomos flasin nëpër studio disa ish partiak që ishin nëpër parti të ndryshme, llogariteni pastaj çfarë analize të pavarur mundet më i dhënë publikut ai!

Në perëndim, Evropë thoshin se punët e mira duartrokiten, kushdo qoftë ai që bën!

Ne po themi gjithnjë që nëse ka dallim shumë të madh në mes shtresash në një shoqëri siç jemi ne. Mund të konkludojmë se në një vend ku jetojnë qytetar të civilizuar dhe shihen njerëz të varfër, atëherë dijeni që në atë vend pushteti është duke i vjedhur, dhe taksat e tyre nuk shkojnë në rregullimin e mirëqenies së qytetarëve të saj!

____
ESH

By Emrush