• Tue. Dec 3rd, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Kronologjia e ngjarjeve !

ByEmrush

Mar 28, 2020

1.Më 23 shkurt 1998 i dërguari special i Administratës Klinton për Kosovën, Robert Gelbard, e përshkoi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si organizatë terroriste. “Ne dënojmë me shumë forcë veprimet terroriste në Kosovë”, u shpreh Gelbart, përpara se të shtonte se “UÇK është padyshim grup terrorist … Unë di ta dalloj një terrorist kur e shoh dhe këta burra janë terroristë” (Pjesë nga libri “Haga e Ramush Haradinaj”).

2. “UÇK është organizatë terroriste, ne nuk flasim me ta” dhe njëqind cicërues të tjerë kosovarë e të huaj të ri përsërisnin dhe të dërgonin mesazhin se “Kosova kurrë nuk do të zhvillojë negociata me Serbinë nëse UÇK-ja nuk demobilizohet dhe nuk i braktis armët”. Apo kur ambasadori Chris Hill të cicëronte se “Çdo ditë që @rugova dhe @fehmiagani nuk pranojnë planin tonë për autonomi është ditë e humbur për popullin e Kosovës”.Në krye të negociatorëve kosovarë që nuk pranonin draftet për autonominë dhe kërcënimin se do të humbnin përkrahjen amerikane ishin dr.Ibrahim Rugova dhe dr.Fehmi Agani.( Një rifreskim historie e “refuzimi estetik” nga viti 1998, Veton Surroi)

3. E gjithë kjo fazë ka pas një periudhë prej 90-të ditëve pas së cilës është bërë demilitarizimi i plotë i UÇK-së dhe në shtator 1999, është nënshkruar marrëveshja për formimin e TMK-së, jo si forcë ushtarake, siç ishte paraparë në këtë marrëveshje por si forcë emergjente për reagimin në rast të katastrofave natyrore. Insistimi im që në këtë marrëveshje të bëhej formimi i Ushtrisë së Kosovës në vijat e Gardës Kombëtare të SHBA-ve, bëri që unë të mos pranoja të nënshkruaja asnjë marrëveshje që do të linte UÇK si formacion pa uniform, dhe të shndërrohet në Forcë ku të gjithë ushtarët e saj do të përfshiheshin në të. Në atë qastë Koloneli Amerikan ngritët në këmbë dhe më jep dorën, duke pohuar se kështu duhet mbrojtur interesat e atdheut (shtator.1999 http://xn--radiokosovaelir-mob.com/, demilitarizimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gjeneral Agim Çeku).

4. Më lejoni të jem i qartë: deputetët që e mbështesin këtë nismë – dhe politikanët që i prijnë asaj, përkundër mohimeve të tyre – do t’iu nënshtrohen pasojave specifike dhe të ashpra nëse kjo nismë ka sukses. Ata e dinë këtë; ua kemi thënë këtë.Fakti se disa kriminelë të luftës i kanë ikur drejtësisë nuk iu jep të tjerëve pandëshkueshmëri. Të gjitha viktimat meritojnë drejtësi. Kosova duhet të jetë e gatshme për ta mbyllur këtë kapitull të historisë së saj, madje edhe nëse kjo nënkupton që disa udhëheqës të kohës së luftës të japin llogari.

“Iniciativa është e turpshme. Është thikë pas shpine për SHBA-në. E kundërshtojmë fuqishëm”, ka thënë Delawie, përcjell Koha.net. “Implikacionet janë tmerrësisht negative”, ka thënë Delawie.( 22.dhjetor.2017 Greg Delawie : xk.usembassy.gov//////sq/fjala-e-ambasadorit-delawie-lidhur-gjykaten-speciale)

__________________________________________________

Kronologjia e ngjarjeve që unë parashtrova më lartë ka të bëjë me nervat amerikane, dhe çmendia e tyre për të duruar faza të ndryshme të shqiptarëve.

Në disa raste prej tyre, ata edhe kanë ka ra pre e mashtrimeve të disa liderëve tanë, koha do të dëshmon këtë.

Shpëtuesi i vetëm historik i shqiptarëve Amerika, lidhjen e ka me popullin shqiptarë, jo me politikanët, ajo e din këtë.

Nëse të gjitha këto faza amerikanët i kanë kaluar, e kalojnë edhe ketë.Ata asnjëherë nuk kanë shfaqur tendenca për figura politike, e aq më pak për ndonjë trajtim të veçantë të ndonjërit në ditët e sotshme.Goditja për ata që i kanë sjell dëm të pariparueshëm republikës ka filluar, nëse sot është ndal, serish do të kthehet. Beteja për një shtet të mirëfilltë ku të gjithë do të gëzojnë barazinë dhe benifitet e tij do të vazhdon.

Kosovës i duhet një figurë që do të resetoj situatën aktuale, dhe të kthej në binarët e drejtë të një shteti normal, duke luftuar korrupsionin, duke i burgosur keqbërësit, duke kthyer drejtësinë në vend, duke konfiskuar pasurinë e fituar paligjshëm, dhe njëkohësisht duke kthyer shpresën njerëzve në këtë vend.

Amerikanët nuk kanë intervenuar dhe çliruar Kosovën si dëshirë e politikanëve, e nuk besoj as që janë vendosur si rrjedhojë dhe kërkesë e politikanëve, siç nuk besoj që do të largohen dhe dëshpërohen si pasojë e politikanëve.

Kjo është dëshmuar shumë herë edhe nga vet amerikanët duke potencuar në shumë raste që populli amerikan me popullin shqiptarë kanë një lidhje më shumë se politike, kanë një lidhje shpirtërore.

____
ESH

By Emrush