• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Tregjet financiare dhe Kosova

ByEmrush

Sep 6, 2021

Tregjet financiare
(Tregu u parasë, tregu u kapitalit, tregu devizor, tregu i letrave me vlerë).

Kosova që sa kohë nuk arrin të relativizon tregun financiar, dhe mungesa e tregjeve financiare rrjedhimisht nënkupton që edhe nëse ke “kesh” (para) në dorë, me to nuk mund të bësh asgjë, ose në fakt ke disa mundësi!

Të blesh patundshmëri, tokë, banesë, apo ti deponosh në bankë, ose ti ruash në shpi, kur dihet që Shqiptarët njihen për këtë mënyrë të ruajtjes së parasë.

Mungesa e tregjeve financiare po ashtu rritë vështirësitë edhe për kompanitë e mëdha që kanë ose që mbledhin kapital, por më pas nuk kanë ndonjë mundësi të tregtojnë me ato, ose ti fusin në Bursa (berza).

Përveç kësaj, ata e kanë një mundësi tjetër që të afatizojnë kapitalin e tyre nëpër banka, me një përqindje të vogël, e nga ana tjetër bankat pastaj dalin në treg përmes kredive me super kamata.

Një zgjidhje e mirë do të ishte debt, dhe Bursat (berzat), vetëm se kur kemi parasysh që për funksionimin e berzës duhen ligje bazike shumë strikte dhe që mbikëqyren në vazhdimësi, atëherë kjo e heq shpresën se një ditë do të jetë kjo e afërt, për shkak që dihet funksionimi i ligjeve në Kosovë.
Këtu kur kemi parasysh që parat nga Trusti i Kursimeve Pensionale, Agjencia e Privatizimit, shitja e pasurisë shtetërore vazhdojnë të qëndrojnë jashtë kufijve të Kosovës, duke u shfrytëzuar pamëshirshëm nga të tjerët, e Kosova nuk përfiton asnjë qindarkë.

Nuk ka koment, qysh kish me thënë Euro news “No comment”.

Por…

Ka dikush që përfiton nga ky treg i katandisur dhe anarkik financiar.

Oligarkët përfitojnë nga kjo, dhe qarkullimi i parasë kesh që është në duart e tyre është një ogur i bardhë që shfrytëzohet në momentum në mënyrë perfektë.

Dhe për rrjedhojë ata paratë e pista të fituara përmes fuqisë kriminalizuese, do të arrijnë ti pastrojnë, duke futur aksionet e tyre në të gjitha bizneset e mundura, e kryesisht në ndërtim dhe biznese që kesh flow ka një shtrirje të papenguar, e deri në investime dhe bashke aksionar edhe jashtë kufijve.

Kush humbët këtu!?

Normalisht që humbësi më i madh në këtë rast është shteti, i cili nuk arrin të mbizotëroj kontrollon mbi qarkullimin e parasë që qarkullon nëpër duar.

Mungesa e tregjeve financiare mendohet që shkakton humbje deri në 40% të buxhetit të shtetit, kur kemi parasysh edhe 32%  ekonominë informale që mbretëron në vend, atëherë përllogaritja profesionale tregon se humbja shtetërore në këtë rast është 72%.

Që në euro përllogaritur si rrjedhojë e buxhetit të Kosovës me 2.7 miliard euro, del të jetë:

 2.700.000.000×70%=1.890.000.000

2.700.000.000+1.890.000.000=4.590.000.000 do të rrisnim buxhetin tonë në ditën e sotshme me vetëm një lëvizje të vogël.

Edhe pse, ekonomia familjare sivjet u rrit si depozitë (debt) me kursimet e saja në bankat e Kosovës në 4.2 miliard euro.

Ku nga këto depozita, 60% e tyre nuk janë të afatizuara, 27 për qind janë depozita me afat, ose të afatizuara dhe vetëm 13 për qind janë depozita të kursimit.

Qysh ka thanë ai i moçmi, para ka, po s’ka ide, s’ka ligje, s’ka përkrahje, s’ka profesionalizëm!

Në rregull baza!

____
ESH
____________
publikime.com

[Tregjet financiare, tregjet e aksioneve, Bursat në mënyrën absolute janë themel për ekonomitë e mëdha, porse ato do të ishin një mekanizëm i suksesshëm edhe për ekonomitë e vogla siç jemi ne. Kjo është temë e gjërë, vetëm se prekur sipërfaqësisht për ti dhënë si ide qeverisë, që me lëviz në këtë drejtim 😉 ]

By Emrush