• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Limiti i aftësisë dhe dijes

ByEmrush

Jul 3, 2023

Në një bisedë e sipër ne restorantin qe sillte freski  i cili qëndronte buzë malit i ndërtuar në klasiken e ardhur nga druri, në këto ditët e fundit që po mbanë një vapë e shoqëruar më të reshura të dendura shiu, po bie tema se si ka mundësi që filan kryetari e autoriteti, ministri e shërbyesi i qytetarëve nuk e din këtë gjë!

Pse nuk e bën këtë ligj, pse nuk e realizon këtë projekt, pse nuk rritet niveli financiar komfor kërkesave, pse nuk ulen kamatat, pse nuk bëhet krijohet hapësirë që të rritet fuqia blerëse e për rrjedhojë edhe ndërmarrjet do të përjetonin të ardhura më të theksuara pastaj kjo do të kishte një impakt pozitiv në buxhetin e shtetit e kështu me radhë!

Nejse, it’s a long story kjo!

Përgjatë intervistave të panumërta që kishte dhënë një akademiku ynë, një që do të veçohej ishte kur e kishte më një gazetare për një media të caktuar, e që akademiku ynë ishte orvatur nga gazetarja të vihej në lajthitje. Disi ai ishte munduar të mbronte intelektualët shqiptar për shkakun se gazetarja tendencioze në vazhdimësi e sulmonte atë mbi veprimtaritë e intelektualeve shqiptar karshi rritjes dhe ruajtjes së gjuhës, letërsisë, historisë shqiptare, dhe përfshirjes së tyre në krijimin e politikave afatgjata, diçka ta zamë si në serbi.

Akademiku tha “po bëhet aq punë sa është në mundësitë e intelektualëve, jo edhe pak, por me dëshire për tu avancuar dhe rritur sa i përket zhvillimit të historisë sonë, dhe zhvillimit të politikave afatgjata.

Pyetje të një pas njëshme, dhe të gjitha pothuajse vetëm e vetëm për të nxënë atë në përgjigje….

Derisa në një moment “nxehet” akademiku pak dhe thotë” ç’ faj ka filani, kur babai i tij ishte bari?

Çfarë mund të bëj dhe ofroj më shumë ai!?

Popujt e rajonit, pa dal te ata Evropian kanë universitetet e tyre mbi 500 vjeçe, kur ne universitetin e parë e kemi në 1970.

Fëmijë intelektualësh, numërojnë 6-7 gjenerata inxhinieresh, a e kuptojmë çfarë kishte dashur të thoshte akademiku qw gazetarja kishte marr si target për ta nëpërkëmbur, edhe ndoshta do të jetë vështirë ta kuptojmë ne atë?

Pra, çfarë presim ne kur një autoritet që jemi udhëhequr e udhëhiqemi nga disa ne nivele te ndryshme qeverisje, ne mos vet ishte bari, paraardhësi i tij garant!

Paolo Sorrentini në librin e tij “Të gjithë kanë të drejtë” shkruante për kohën kur Italia nuk mundej të gjallërohej nga grabitqarët rural që kishin pushtuar pjesët e qyteteve Italiane duke pushtuar si rrufeja që pushton thatësirën, apo si çdo fshatar që kurorëzohet me qytetin, i humbur në vorbullën e njerëzve që nuk e kuptojnë qytetërimin, nuk u përmbajt përtej asaj cfarë pëerjonte urbanizmi.


Ai vazhdon me mllefin e krijuar ndaj fshatarit: Ai qytetarit në qytet i zbaton ligjet e deleve dhe të pulave. Ndaj psikologjisë qytetare dhe intelektuale të koklavitur përmes politikave, sillet si ndaj qenve që ruajnë tufat e deleve.

Me këtë logjikë ai mundohet të përvetëson gjithçka, krijon vartësit e tij që kanë dëgjueshmërinë ndaj padronit dhe me pjesën tjetër që kanë finesë qytetare do ti të këput shpresat për një liri të pakufizuar.


Kjo është logjika e tij fitimtare, thoshte Sorentini në librin e tij “Të gjithë kanë të drejtë”.

Unë i di të gjitha!

Unë jam i gjithëdijshmi……kur e kalojmë këtë “vlerë” narcisoide atëherë mund të themi se kemi filluar të kuptojmë jetën, shtetin dhe qeverisjen si obligim kundrejt qytetarëve.

Bën me lexua najherë, bën!

____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush