• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Të punësuarit nga sektori privat, dhe benifitet për sektorin publik!

ByEmrush

Sep 16, 2022

Plotësisht qasje e gabuar në raport me ndërtimin e dhe ngritjen e institucioneve të shtetit. Është një praktikë që po vazhdohet tashmë ndër vite, dhe ndryshimet e proklamuara nuk duken në horizont sa i përket standardit të pagave ndër kategori të ndryshme të punësuarish në këtë Republikë!

Sektori privat duhet të shihet për më shumë si prioritet. Sektori i cili paguan për të rritur dhe mbajtur mirëqenien sociale në ketë vend.

Joshja për ruajtur disiplinën në mes të punësuarve nga sektori publik, nuk është asgjë tjetër përveç “blerja e një paqeje të paqenë”.

Praktikisht këtu gjithçka bëhet, flitet, punohet dhe vendoset vetëm për sektorin publik, dhe të punësuarit në institucionet publike.

Shteti më në fund duhet të tregoj prezencën e tij në të gjithë sektorët e vendit, dhe për rrjedhojë, ai duhet të përcaktojë konturat se si të ndal rënien e kurbës drejt pikës zero, pikërisht që vjen nga qasja për të rehabilituar vetëm sektorin publik.

Janë disa profesione që duhet trajtuar në një vijë, siç janë infermieria e ndonjë tjetër!

Pra, një infermiere e cila punon në një institucion privat, paguhet nga 300-350 euro. Kurse në sektorin publik infermieret paguhen 500-550 euro.

Kjo mundet të ketë një impakt de motivues për fuqinë punëtore, dhe po ashtu kjo formë e diskriminit nga vet shteti, mund të jetë alibi për të ikur nga ky vend!

Ne duhet të kuptojmë se pa para, nuk mund as të ndërtojmë shtet, e rrjedhimisht as të mbledhim dhe rrisim buxhetin.

As nuk mund të flasim me shifra për ngritjen e buxhetit, e as nuk mund të forcojmë ushtrinë, policinë e shërbimet sekrete.

As nuk mund të risim cilësinë në arsim, e as nuk mund të zhvillojmë ekonominë e republikës, e as nuk mund të kemi një administratë efikase dhe frytdhënëse.

Po ashtu, ne duhet ta kuptojmë se pa para nuk mund të mbajmë mjekët në vend, e as nuk mund të zhvillojmë shëndetësinë.

Më një fjalë, pa para shteti shkon drejt kolapsit!

E kush mbush arkën e shtetit?

Sektori privat!

Për këtë arsye, shteti duhet të kthen dhe të mban kokën kah sektori të cilit i mbledh taksën, tatimin e doganën!

Kompanitë që operojnë si ndërmarrje private në Republikën e Kosovës, që vlen të theksohen vetëm 3  syresh më të mëdha, e që janë tepër aktive në vend, i grumbulluan shtetit mbi 170 milion euro në vit.

Bile në 2021 autoritetet kishin ranguar 10 ndërmarrjet tatimpaguese më të mëdha në vend, e duke ju dhënë atyre nga një mirënjohje për kontributin e dhënë në zhvillimin e ekonomisë dhe qëndrueshmërisë së saj në Republikën e Kosovës.

Atëherë shto kësaj edhe remitencat që vijnë nga jashtë, shlirë mund të themi se shteti qëndron me kokën lartë për shkakun dhe kontributin e ndërmarrjeve private, dhe sektorit privat!

Nejse!

Sërish epilogu targeton shërbyesit civili, dhe nënpunësit e shtetit!

Po nime!

Mos të harrojmë…

As ato bisedimet që po zhvillohen kohë pas kohe në Bruksel, nuk mund të aranzhohen e mbahen pa para, as në të shkuarën e as në të sotmen!

Siç nuk mund as të paguhen ato mëditjet e deputetëve pa para, dhe aty këtu me hangër naj keks rrugës!

Sido që të jetë!

Bën me qenë më aktiv përfaqësuesit e bizneseve në Kosovë, e me sa dimë ne, ka shumë që thirren dhe mbahen si organizata në kurriz të ndërmarrjeve dhe biznesit Kosovar.

____
ESH
___________
publikime.com

By Emrush