Veç s’po lenë ITK (Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore) se na patëm me ba namin e hajt.
Kryeqendra e republikës është bërë tmerr në të katër anët e saj, kolona, vonesa, parregullsi në trafik, punime dhe nga ku kurrë asnjëherë nuk arrin askund me kohë.
Mbushen kabinetet me amator, dibiduz, pseudo intelektual e njerëz që shiten si diçka që nuk janë fare. Shumica e tyre profesionist të dështuar, duke bërë kështu projekte ad-hoc për një kohë relative që do ti mundësonte fitoren edhe për një mandat.
Hartohen projekte e hapen punë të shtyrë nga njerëz joprofesional që i mbajnë afër vetit, duke mos qenë në dijeni se bien ndesh me ligjet në fuqi, e tani valla erdhi Ministria e Kulturës, Qeveria, Inspektorati, kuvendi komunal e s’po na lën me punuar.
Dhe krejt kjo?
Kur ke filluar të punosh me ketë ritëm?
Praktikisht, për 3 vite e disa muaj vetëm sa u shpenzuar taksat e qytetarëve dhe paraja publike nëpër ahengje, festa të ndryshme vjetore, darka e dreka. Vizita jashtë shtetit, panaire të kota, udhëtime zyrtare, konferenca nëpër male e bregdet, e tash 4-5 muaj para zgjedhjeve komunale i ra në mend udhëheqjeve komunale që duhet me punua.
Dhe përtej kësaj, nuk është vetëm Prishtina, por edhe Gjilani e Podujeva, Mitrovica e kështu me radhë, në fund të mandatit që njerëzit mëzi po presin të ikin këto qeverisje të dështuara që përveç që përvetësuan të mirat e pushtetit për nevoja personale, asgjë më shumë nuk panë qytetarët si interes të tyre me këto qeverisje.
Bile-bile, 3 komuna ende as nuk e kanë të konsoliduar buxhetin (Gjilani, Prishtina, Leposaviçi), duke bërë kështu që realizimi i projekteve të parapara le që rrezikohet, por shtrohet pyetja se si dhe me çfarë forme vazhdojnë të hapen punime gjithandej nëpër qytet.
Auditorët, përmbaruesit, mos ndarja e buxhetit, mungesa e granteve nga qeveria, dhe megjithatë autoritete komunale po vazhdojnë ti hedhin sy qytetarëve, se kinse po punojmë.
Futja në borxhe e komunës po vazhdon!
Ai që do të vjen pas kësaj udhëheqje, sepse edhe ashtu këta nuk do të jenë më. Dhe sigurisht gjysma e mandatit do ti kalon duke shlyer borxhet që po i lënë qeverisjet e tanishme.
____
ESH
___________
publikime.com