Terë mediat e vendit janë marr me votimin e buxhetit të Gjilanit nga asamblistët e tij. Gjilani kishte mbetur komuna e vetme që nuk arrinte të kalonte buxhetin, dhe krejt kjo duket që kishte arritur në mungesë të lidershipit, mungesë profesionalizmit, shkurtëpamësisë politike, hipokrizisë ndërnjerzore, mos bashkëpunimit ndërpartiak dhe synimeve për të qëndruar në pushtet, edhe atëherë kur nuk meriton!
Gjithë ato zhurma për buxhetin e komunave bëhet sa që të merr mendja se po votohet buxheti i Zurihut apo Munhenit?!
Kemi parasysh se komunat nuk përmbushin buxhetin me mjete vetanake, dhe përtej kësaj janë grantet qeveritare që përmbushin zbrazëtirat buxhetore të komunave.
Ka komunë që buxhetin e tij arrin ta përmbush vetëm 6%, një tjetër komunë arrin të realizon të hyra vetanake në buxhet me 8%, e një tjetër komunë “alamet” komunë arrin të përmbush kërkesat buxhetore me 13%.
Prandaj, të gjitha komunat janë të varura nga Granti i Përgjithshëm qeveritar, dhe është niveli qendror me buxhetin e saj që plotëson komunat në realizimin e plotë të buxhetit?
Shënimet tregojnë se mbi 40% e buxhetit vjetor të komunave vjen nga Granti i Përgjithshëm (niveli qendror). Se sa pranon secila komunë nga ky grant varet në masën më të madhe (89%) nga numri i popullsisë së komunës.
Përtej kësaj komunat ose të futen në borxhe ose kredi, që konsiderohet më me stabilitet financiar dhe që ka një zhvillim normal të një ekonomie në rritje, e që është shumë më logjike, ose do të plotësohen me grante nga qeveria, vetëm se tani dikush tjetër ka frenat për qeverisjen e komunave.
Po, nejse duket që ka një shtresë se dëshiron veprime politike mbi parimet “ndryshe mendon, ndryshe flet dhe ndryshe vepron”.
Kemi vërtetuar shumë herë se nuk dëshirojmë të vërtetën, dhe se nuk dashurojmë të ballafaqohemi me realitetin. Mizërie!
Ju kujtojmë se mbi (përafërsi) 60% e buxhetit të komunave shkojnë në paga dhe mëditje.
Afër 25-30% në investime kapitale, gjë që tregon se piskamat për votimin ose jo të buxhetit, pikë së pari mund të konsiderohet si interes personal.
____
ESH
____________
publikime.com