• Wed. Apr 2nd, 2025

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Keqpërdorimet e fondeve të USAID-it

ByEmrush

Feb 26, 2025

Para se qeveria e Amerikane të ndërmerrte vendimin për mbylljen e Agjencisë së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Elon Musk kishte pyetur njerëzit përmes mediave se: cilat shtete japin ndihma për Amerikën?

Asnjë ishte përgjigjur ai, asnjë!

Kjo për shkakun se ishin zhvilluar hetime nëpër vende të ndryshme të botës ku operonte USAID-i dhe kishte rezultuar që në disa vende tashmë fondet ishin keqpërdorur me të madhe.

Autoritet thanë se hetimet veçse kanë filluar, duke akuzuar selinë qendrore të USAID-it në Uashington që u mbyll papritur nga një vendim i qeverisë, dhe punonjësit u njoftuan me e-mail që të mos paraqiteshin në punë.

Shenjat e para të një korrupsioni dhe keqpërdorimi masiv të taksapaguesve amerikan, po dalin në sipërfaqe.

Tashmë mediat po raportojnë se në Serbi kanë hapur një rast në lidhje me dyshimet për keqpërdorim të fondeve të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) nga disa organizata joqeveritare atje, dhe se milionat e shpërndarë nga USAID thuhet se kanë pasuruar individ të ndryshëm që nga nivelet e ulëta e deri te politika dhe njerëzit me ndikim.

Kjo tregon pezmin e qeverisë së re Amerikane që kishin mbi shpërndarjen e ndihmave financiare në mbështetjen e projekteve që kryesisht shkonin për zhvillimin e vendeve dhe demokracive në botë.

Agjencia e SHBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar USAID gjatë vitit 2023 kishte pasur buxhet mbi 79 miliard dollar.

Asgjë nuk do të këtë falas, as premtimet duket që nuk të jenë më! ____
ESH

By Emrush