• Wed. Apr 2nd, 2025

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Efekti kohë dhe rezultatet e zgjedhjeve

ByEmrush

Feb 25, 2025

Trumbetimi kronologjik se ne jemi ndryshe, apo se ne do të jemi ndryshe nga të tjerët nga mazhoranca duket që nuk ka epilog të pritshëm, duke bërë kështu që forma përveç që është krejtësisht e njëjtë me të kaluarat, identike pothuajse janë edhe sjelljet, mendimet dhe veprimet.

Situata kaotike, qeverisje pa ndjenja, dëshirë e madhe për pushtet, emancipim narcistik bën që, zgjedhjet kanë përfunduar me 9 shkurt dhe ne akoma nuk kemi rezultate definitive të një procesi që po karakterizohet jo i denjë dhe aspak transparent.

Kjo të bën të kuptosh që ta zamë Gjermanët me 59 milion votues, për më pak se një orë me mbylljen e qendrave të votimit, deklaruan rezultatet e zgjedhjeve dhe të gjitha subjektet politike u ulën në një studio televizive për të përçuar mesazhin se Gjermania, shteti është në rënd të parë.

America first. Deutschland zuerst.

Te ne zyrtar të komisionit Qendror të Zgjedhjeve thanë se rezultatet përfundimtare do të mund të jepen me 5 mars, e kuptuat apo “MUND”.

Pra, shtrohet pyetja pse janë këto zhagitje, pse vazhdon ky avaz edhe pse është proklamuar se gjithçka do të jetë ndryshe. Ndryshe do të jetë qeverisja, ndryshe do të jenë bisedimet, ndryshe do të jetë sjellja!

Kjo shpjegohet fare lehtë, mirë dhe drejt!

Aspekti kohë. Sigurisht keni dëgjuar kaherë kur thuhet se duhet blerë kohë. Tashmë jemi në procesin e kohës, ku secili në gjithçka po pret efektin domino të kohës.

Dikush nuk është i kënaqur me rezultatin, dikush po peshkon deputet/e të lëkundur, disa të tjerë po presin avantazhet politike që mund ti ofrohen nga pozita dhe opozita, e dikush po pret si gjithnjë të bën biznes, bile kjo e fundit mund të kalkulohet si sfera më bindëse sepse vetëm përmes biznesit, mund të paguhet çdo çmim për të arritur në krye të vendit.

Praktikisht, qytetarët e respektuar janë duke e parë se ata (qytetarët pra), nuk janë në asnjë kombinim, nuk janë në asnjë kombinim nga asnjë tabor politik.

Qytetarët u deshën vetëm për votë, dhe ata u ledhatuan dhe u respektuan 25 ditë veçse.

Kjo tregon një qytetari jo shumë të shkolluar, as të emancipuar, deri në një masë mund të themi se është qytetari e edukuar, por jo në pritjet sociale që shpjegon shkenca.

Sido që të jetë, votuesit, respektivisht qytetarët e republikës janë ndarë në dysh. Përtej kësaj ata tashmë janë pa busull dhe po hapin veshët për të vëzhguar nga afër kush po prononcohet, dhe si po prononcohen.

Me një fjalë, të pakënaqur me rezultatet, apo mos gjetja e një formule ku do të duhej të shihej Kosova si interes nacional me prioritet, krijohet mundësi e një krize institucionale.

Qele guri gojën.

Çka ka ndryshe këtu?

Kosova last!

____
ESH

___________
publikime.com

By Emrush