Pa paragjykuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 9 shkurtit, mund të konkludojmë që përveç që ishte pjesëmarrje e ulët, ishte me plotë parregullsi dhe mos transparencë nga KQZ.
Rastësisht një ditë para votimit me kishte shkuar mendja të shoh te faqja zyrtare e KQZ shërbimet për klientë se ku duhet të votojmë.
Prej që janë mbajtur zgjedhjet pas luftës si ato komunale si ato nacionale ke qenë votimi në shkollën e qytetit. Përgjigjja që erdhi përmes faqes zyrtare të KQZ ishte krejtësisht në një shkollë tjetër në një lagje të qytetit.
Fati ynë familjar që para se gjithash kishim shkuar si zakonisht të prisnim në radhë dhe tek pastaj të mësonim se ku është qendra e votimit.
Asnjë njohtim nuk kishte ardhur se ka ndryshime në qendrat e votimit, apo se nuk jeni pjesë e qendrës ku keni votuar prej kohësh, dhe tashmë duhet të votoni në një shkollë tjetër.
Ti shkon në shkollë i sheh letrat me mbiemra që janë varur në muri, dhe të femrat që janë më dy mbiemra asnjë tavolinë ndihmese përveç një personeli aty dhe të thotë këtu prit në radhë, kur vjen në rend për votim, jo duhet në atë dhomën andej se ne shkojmë në radhitje sipas mbiemrit të parë, eiiiii!
Një e metë tjetër tashmë shënjimi bëhej më një fllaster më ngjyrë në gisht, dhe sot akoma nuk hjeket nga gishti. Mënyra shumë më e mirë siç ishte gjithnjë me sprey.
Shpresoj se testin që e kishim kaluar për organizim perfekt të zgjedhjeve të mos e lëndojmë, vetëm se forma të këtilla do të kenë impakt negativ.
Pastaj për këtë pjesën tjetër gjurulldi nëpër qytete e sirena deri në orët e vona të natës, edhe pa ditur rezultatin, tregon që ne në vend të tregojmë edukimin tonë ndër vite që kemi përfituar, treguam se më shumë se qytetarë të shtresave të ulëta nuk jemi asgjë më shumë.
Kthimi në origjinë kishte me thënë një miku im. Nuk dalim jashtë asaj çfarë jemi në të vërtetë, edhe pse shumë herë mundohemi ta fasadojmë kinse ne jemi evropian.
Ishte e pakuptueshme se si disa komuna që kishin humbur në radhët e tyre mbi 15 mijë vota, sërish qyteti gumëzhinte nga sirenat e tyre që orvateshin të tregonin se janë fitues.
Kurse sa i përket rezultatit të zgjedhjeve se kush fitoi, pse fitoi. Kush meritoi më shumë, kush meritoi më pak.
Koalicionet e mundshme, apo fillimi i një faze të re të krizës politike, mund ta trajtojmë pak më vonë.
Kush mund të formojë qeverinë dhe me kënd!?
____
ESH
___________
publikime.com