• Wed. Apr 2nd, 2025

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Premtimet elektorale, sektori publik vs privat

ByEmrush

Feb 8, 2025

Dy kategori qëllimesh që do të triumfojnë dukshëm në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025.

Ndarja si: Pika 1 dhe pika 2.

Pika.

  1. Ata që do të dalin me performancë të mirë në zgjedhje do të jenë pikërisht ata që larguan nga zhargoni publik fjalimet e tyre nga veta e parë.

Pra!

Të gjitha ata që tërë fushatën e tyre elektorale të subjektit që e përfaqësojnë ecën sipas parimit UNË, duket që do të përjetojnë një fiasko në këto zgjedhje.

Ata që e kuptojnë sistemin dhe që besojnë në bashkëpunim, që vazhduar me frazën NE, atëherë pashmangshëm që do të jenë dukshëm sipër oponentëve tjerë politik.

Përfaqësuesit e subjekteve politike që vazhduan me retorikën e tyre UNË, do të përmbyllin fushatën elektorale me efekt negative që as në pritje ata nuk i kanë targetuar për të fituar. Kjo shpjegohet duke u bazuar në distancën që subjekti politik krijon në mes simpatizuesve, përkrahësve, anëtarëve të subjektit të caktuar politik, nga ku do të ndjeheshin tepër inferior dhe aspak nuk do të ndjenin veten pjesë e atij subjektit që mëtojnë ta votojnë.

Ata që ishin më të hapur, më të edukuar, më të arsimuar dhe ata që njohin rrethanat politike jo vetëm në vend, vazhduan dhe përmbyllen fushatën të bazuar mbi fjalën NE.

Duke përdorur fjalën NE, këta i kanë dhënë mundësinë secilit nga simpatizuesit, përkrahësit, anëtarët që të ndjen vetën pjesë e procesit politik, duke u solidarizuar me subjektin si në humbje si në fitore.

Kjo edhe mendohet që do të ketë një impakt të theksuar në rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit.

PIKA

  • Subjektet që në fokusin e tyre kishin sektorin privat dhe fuqinë punëtore të këtij sektori, duke elaboruar në programin e tyre në detaje sfidat e tyre dhe harresat që shpesh herë shteti ju bën, do të kanë votën e tyre pa asnjë hezitim. Shpesh, për të mos thënë në vazhdimësi qytetarët e këtij vendi janë detyruar të shohin proceset e marr nga institucionet e vendit që në vazhdimësi kanë treguar se janë aty vetëm për personelin dhe nënpunësit në administratën publike, pra punëtoret e shtetit siç kishin me thënë.

Kjo ka bërë që pjesa më e madhe e të punësuarave, e rrjedhimisht e votës gjendet pikërisht te sektori privat dhe punonjësit e tij, duke bërë kështu që sektori privat jo vetëm që mbush buxhetin e shtetit, por konsiderohet edhe si fuqia rrjedhëse e makinerisë së prurjes së votave.

Praktikisht, ata që fituan ndjenjat nga sektori privat dhe biznesi, do të shpërblehen më një shumicë të votave.

Subjektet politike që në programet e tyre kishin sektorin privat, do të arrijnë që përqindjen e tyre ta rrisin në piedestal. Subjketet që fokusin primar kishin vetëm sektorin publik, do të mbesin në margjinat e suksesit tw ulw, duke kalkuluar më vonë se ku kanë çaluar!

Përtej kësaj, edhe kandidatët për deputet në radhët e subjekteve politike që promovonin barazinë sociale në mes shtresash nga sektori publik dhe atij privat, do të numërojnë një sukës të garantuar.
Për keqardhje do të jetë pjesa e atyre kandidatëve që sado që kishin dëshirë me provuar një barazi sociale në mes shtresës publike dhe asaj private, subjekti i tyre kishte prioritete tjera, kjo barazohet me zero (0).

Si thuhet, atëherë kur mendon se i di të gjitha, ke arritur kulmin e asaj që nuk di asgjë?

____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush