• Wed. Apr 2nd, 2025

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Nëse dëshiron të krijosh armiq fole të vërtetën

ByEmrush

Feb 6, 2025

Në një ditë zakonshme, burri kthehet nga puna, i lodhur e i dremitur shumë. Ulet në divan dhe ngritë këmbët për tu çlodhur paksa. Siç ndodhte zakonisht, gruaja e ti i solli një gotë ujë, për ti përgatitur një caffë që do të pijnë më vonë së bashku, duke mos ndryshuar rutinën e përditshme.

Pas pak, i ofrohet djali i tij dhe i jep një fletë letre në dorë.

Ky filloi të lexoj….

Anglisht 17%

Biologji 35%

Matematikë 40%

Art 13%

Fizikë 37%

Kimi 42%

Ekonomia 12%

Bujqësia. 19%

Gjeografia 22%

Histori 38%

Papritur burri humb kontrollin dhe durimin, fillon të bërtas: “Çfarë është kjo? Gjithë kohën je në telefon dhe televizor! Si guxon të më sjellësh të tilla rezultate të përqindjes së notave? Si guxon? Si do të plotësosh pjesën tjetër për të arritur një notë të mirë, Si do të arritesh të rrisësh notën, më teste, me sjellje, me pjesëmarrje aktive në klasë, si?

Sa vinte burri dhe acarohej..

Ndërhyri gruaja dhe i tha: “Bëj durim burrë. Dëgjo…, sa nuk përfundoi fjalinë gruaja, burri shtoi:” Hesht. Hesht grua, është në mes nesh, Është dashur ti vet ta qortosh djalin, jo me prit deri sa të vijë unë!

Është dashuria dhe përkëdhelja jote ato që e kanë llastuar. Ai nuk është aspak i mirë dhe asnjëherë serioz. Ky njeri vështirë do të arrin diçka, nuk ka asnjë interesim. Telefon, televizor, filma asgjë më shumë!”

Gruaja po ndërhyn sërish dhe thotë: “Oh burrë, durim dhe dëgjoje djalin deri në fund?”

Sërish burri bërtet, kësaj radhe kishte ngritur zërin që dukej se ishte jashtë kontrolle: “Askush në familjen tonë nuk ka performuar kaq keq, kurrë!”

“Çfarë investime në fëmijë po bëjmë ne, rezultatet po na vijnë zero, zero a po kupton”?

Djali ndërhyri kur pa se prindërit filluan të grindeshin në mes vete, për shkakun e tij dhe tha: “Babi, më vjen keq që të zemërova. Të lutem më fal. Por unë, unë mora me i ndihmuar mamit, dhe teksa po pastroja dollapin e vjetër dhe e gjeta këtë. Është raporti juaj i vjetër i shkollës, i datës 27 korrik 1977 që figuron në emrin tënd babi.

” Babai i zemëruar, shikoi në krye dhe ishte fleta e raportit tim. Emri i babait ishte shkruar me shkronja që dukeshin qartë, dhe ishte shkruar emri me guxim në të. Raporti tregonte përqindjen e fituar të një note në shkollën fillore për babain!

Burrin e zuri shtëpia. Sytë ju errësuan, dhe djersët i kapluan ballin…

U bë i përulur, i butë dhe i shtangur i tëri.

Imagjinoni atmosferën më pas. Qetësi në ajër. Me një buzëqeshje budallaqe në fytyrë, iu përgjigj djalit: “Bir, e di, në ato ditë ushqimi ishte i pakët. Babai nuk ishte në shtëpi për shkakun se punonte larg për të na siguruar kafshatën e gojës. Nëna nuk mund të vinte në shkollë për shkak të rrethanave. Isha i vetëm bir”.

Rrudhi krahët, fytyra e tij ishte grisur nga fajësia që rëndonte mbi supet e tij.

***********************

MORALI I TREGIMIT

Ju nuk do të ndëshkoheni për zemërimin tënd, ju do të ndëshkoheni nga zemërimi yt thoshte buda.

Prandaj, nuk mund ti ofrosh dikujt dije e ti krekosesh atij që të ka zbuluar të vërtetën tuaj të kaluar, dhe se e njeh atë të kaluar të zymtë.

Siç kishte me thanë një fjalë popullore “hajde babë ti tregoj mexhet”.

Të mbajmë mend, qytetarët duhet të shoshitin mirë çdo situatë, po assesi nuk duhet lejuar që ti përfaqësoj dikush që ishte ngelaq.

Koha është të mendosh me zemër, por të gjykosh me TRU!

____
ESH

By Emrush