Mini analizë e njërit kënd të programeve dhe premtimeve të subjekteve politike garuese në zgjedhjet nacionale!
Besohet se subjektet politike që në fokus primar, e disa subjekte të caktuara politike pothuajse premtim të vetëm e kanë rritjen e pagave, rritjen e koeficientit, rritjen e të ardhurave dhe mirëqenien ekonomike e sociale vetëm për sektorin publik dhe nënpunësit në institucionet e shtetit, jo vetëm që do të dalin keq në zgjedhje, por do të kollapsojnë në një përqindje të theksuar!
Sepse, në këtë mënyrë ata po thellojnë edhe më ndasitë në mes shtresës publike nga ajo private. Duke bërë kështu që nën sqetullën e shtetit të merren si mburojë vetëm sektori publik dhe shërbyesit e tij.
Drejtpërdrejt po i bëhet me dije, e duke ju ofruar atyre që nuk janë pjesë e sektorit publik dy mundësi.
Ju keni dy zgjedhje. Ose ikni nga vendi ose do të përjetoni poshtërimin dhe nënçmimin para syve tuaj!?
Balancimi në mes shtresash ishte imanencë dhe duhet të jetë imanencë për të gjithë ata që dëshirojnë të kapen në majat e pushtetit!?
Ofrimi i një jetë të sigurt për të gjithë qytetarët, pa dallim. Duhet krijuar një ndjesi dhe siguri që të gjithë qytetarët të trajtohen të barabartë para shtetit dhe institucioneve që ata i besojnë, do të duhej të ishte prioritet mbi prioritetet.
Opozita është duke çaluar në këtë aspekt, fatkeqësisht!
Është kohë e shkurtër me reflektua!
Duket që dikush do të pret 9 shkurtin zbathur…
Të sjellim në kujtesë!
Sektori publik numëron diku 85 mijë punonjës.
Sektori privat mbi 450 mijë punonjës.
Profesionistet (ata profesionistët përnime, jo ata të pushtetit dhe vasalët) e dinë mirë se sektori publik është vetëm një mekanizëm shpenzues. Krijon të dala enorme nga buxheti dhe financat e shtetit.
Shënimet zyrtare thanë se mbi 85% e buxhetit të republikës në mënyrë të drejtpërdrejt e mbushet nga sektori privat.
Ju dini! ____
ESH