• Thu. Dec 26th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Heqja dorë nga shtesat 100 euro, mundësi apo hajgare

ByEmrush

Dec 25, 2024

Esenca që njerëzit flasin nga njohuritë profesionale, duke elaboruar në shumë raste edhe në hollësi se si, qysh, kur dhe pse bën apo nuk bën të shpërndahen mjete financiare në formën e ndihmës sociale, autoritetet dalin dhe bëjnë hajgare më qytetarët e gjorë, duke thënë se mundesh edhe mos me i marr 100 eurot po deshe!!!

Thuajse po shpërndajnë para ta të tyre, apo se po shpërndajnë para trashëguara nga familja!

Se për që janë taksa tona, e për që biznese të tëra janë në prag falimentimit, kurse në anën tjetër duke paguar edhe centët e fundit për taksat dhe tatimet që shteti i faturon, askush as që e qan kokën!

Paratë i kanë marr edhe të pasurit, milionerët dhe oligarkët edhe ish pushtetarët e ish politikanët.

Excuse me Boss you have a text Message…

Imagjinoje një ministër me shtëpi në një lagje luksoze të izoluar në kryeqytet, një sms bankar në telefonin e njohton se u kredituan 100 euro në llogarinë tuaj, khuu!

Ami 100 euro!

Çështjet ekonomike rastet e këtilla të shpërndarjes nuk i mbështesin për faktin se, më mirë do të ishte që në treg do të duhej të shpërndaheshin miliona eurot.

Kështu që marzha nga investimet do të ishte më profitabile se shpërndarja e mjeteve financiare në formën familjare, në ekonomi përllogaritet investim blanko.

Logjika formale [lexo në fund]

Opinionet profesionale po flasin se nëse do ti investoheshin në biznes këto miliona cila do të ishte mundësia më e mirë, apo investime në ndërmarrje të mëdha, bonusi financiar do të ishte afatgjatë, që do të bënte njerëzit ndoshta për 6-7 muaj të kishin një mirëqenie më të mirë, do të ndikonte në uljen e çmimeve, ofrimin e ofertave më të volitshme, duke bërë kështu që me ato 100 euro do të merrnin në vlerën 150 euro produkte!

Në të kundërtën shpërndarja e këtillë dhe mos heqja dorë e kësaj forme të shpërndarjes së mjeteve financiare nga buxheti i shtetit, do të vazhdon të rrisë çmimet, do të pakësoj ofertat dhe do të minimizoj dëshirën për punë!

Dhe, dhe, dhe!

Një herë tjetër, për shkallën e analfabetizmit dhe besimit në institucionet që shpërndajnë para!

Hajt ebo, nëse nuk të duhen paret mos i merr!

Kujt i drejtohet kjo? Asaj shtresës në rritje, dihet!

____
ESH
___________
publikime.com

[Logjika formale: Shkollat dhe universitetet nuk mësojnë, respektivisht nuk shpërndajnë dije me logjikë formale. Pra, nëse nuk dëshironi që organizata, në ketë rast qeveria të përfundoj  konfuze dhe konfliktuale, duhet të kaloj në inteligjencën profesionale e organizative. Kjo sepse logjika formale mund ti parandaloj kompanitë, respektivisht institucionet që të ndjekin strategji dhe taktika që janë të ndara nga realiteti.]

By Emrush