• Fri. Nov 1st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Teknologjia post moderne

ByEmrush

Nov 1, 2024

Sido që të jetë!

Institucioni që mund të llogaritet si shtylla e ekzistencës së një shteti në këtë rast AKI nuk do duhej ë bëhej pjesë e debateve politike ditore, e aq më pak tendencioze nën arsyetimin se përdoret nga pushteti kundrejt qytetarëve të vet!

Nejse, sigurisht shërbimet inteligjente e dinë këtë gjë më mirë, për këtë arsye edhe thirren shërbime inteligjente, të mençura bajagi!

Por nëse analizojmë pak më në hollësi, edhe nëse hipotetikisht po e marrim si të mundshme vendosjen e pajisjeve të këtilla qytetarëve, në botën e sotshme teknologjike duket absurde për mos me thënë nivel i ulët i njohjes së kësaj sfere!?

Sot, mjafton të kesh një pajisje teknologjike me vete përfshirë veturë, telefon, orë, tablet, TV, kompjuter apo llaptop!

Të gjitha këto pajisje kanë aplikacione të instaluara e për rrjedhojë secili aplikacion që instalohet në pajisjet tuaja cilado qoftë ajo veturë, telefon, llaptop, tablet, TV, pc, llaptop kërkon leje të plotë në të gjitha segmentet e softwerit që posedon pajisja juaj elektronike.

Kamerë, mikrofon, sms, email, mms, lojëra, maps etj.

Secili aplikacion ka apo jep qasje GPS, dhe fare lehtë mund të kontrollohet në tërësi një individ që mund të jetë target i shërbimeve!?

Mjafton sot të gjurmoni nëpër internet mbi aplikacionet SPY dhe mund të hasni në disa prej tyre që ofrojnë shërbime me pagesë (dikur ke mundur edhe free me i përdor)!

Më kujtohet para disa viteve, appstore  nga iOS dhe playstore nga android kishin ndaluar një lojë të quajtur “angry birds” se kishte spijunuar miliona përdorues të kësaj loje!

Përmes një loje të thjeshtë të instaluar në pajisjet teknologjike, është përgjuar dhe përcjell “viktima” me lokacion dhe duke dëgjuar bisedat 15-20 metra

Përtej kësaj!

Nuk duhet me i menduar se të gjithë janë injorantë dhe naiv, se prej disa viteve veturat janë të pajisura me GPS (global position sistem).

Veturat kanë një kohë që janë siguruar me pajisje të këtilla për shkakun e mbrojtjes së vjedhjes, dhe ndërrimit apo dëmtimit të pajisjeve të prodhuesit!

Prandaj, sot makinat moderne vijnë të pajisura me sisteme të integruara të gjurmimit GPS, të cilat ofrojnë ndihmë lundrimi, shërbime emergjente dhe ndonjëherë edhe kontroll të automjeteve në distancë.

Prezantimi i ditëve të fundit se kinse janë vendosur pajisje gjurmimi (GPS) nëpër vetura, po duket niveli i pajisjeve që mund ti gjesh nëpër rrjete sociale, dhe krejt lirë, hah!

Shërbimet inteligjente, duhet me i menduar se kanë sistem më të avancuar, halo!

Ev bre!

Ju që i keni veturat në emër të grave mos keni frikë!

____
ESH

____________
publikime.com

By Emrush