Një veturë e pajisur me sistemin më modern teknologjik që përmbush standardet e sigurisë në rrugë, një veture për një familje normale e vitit 2014, në më pak se dy muaj ju nuk do të keni mundësinë ta importoni nga shtetet Evropiane!
Një person teksa protestonte para televizionit paraqiste veturën BMW, duke ftuar gazetarin të fokuson tërë strukturën e veturës që ishte prodhim i vitit 2013. Dhe kjo veturë djali shprehej më plotë mllef nuk mundemi ta regjistrojmë.
Kosova, vendi i cili llogaritet si më i varfëri në rajon. Vendi ku migrimi është më i theksuari ndër shtetet tjera, nuk lejon importimin e veturave më të vjetra se 10 vite.
Nuk do të mund të parashikojmë rritjen ekonomike dhe financiare të buxhetit të republikës së pari, dhe pastaj një rregullim duke rritur mirëqenien ekonomike e sociale të qytetarëve të cilët do të vendosnin të shkonin në Evropë dhe të merrnin një veturë.
Duket që krejtësisht lëvizim dhe mbajmë shtet pa përdorur fare trurin. As intelektin nuk e vëmë në funksion, e për rrjedhojë këtu vazhdohet politikë e inatit, sepse asnjë interes tjetër nuk arsyeton mos zgjatjen e importit të veturave së paku 15 vite të vjetra.
Bizneset detyrohen dhe gjejnë shtigje për të sjellë vetura nga Koreja, që distanca tregon se janë mbi 7800 km, dhe sjellin vetura me kontejner që vonohen 2-3 muaj që ti ta kesh në parking.
Çfarë bëjmë ne?
Autoritet e vendit tregohen hipokrite në të shumtën e rasteve. Rriten shtesat, rriten ndihmat sociale, Orvaten që të tregojnë në praktikë se janë për të ndihmuar dhe rritur mirëqenien socio-ekonomike të vendit, por në anën tjetër ajo çfarë do të mund të kalkulohej si një nevojë shumë e madhe për një familje, nuk e lejojnë?
Dhe përtej kësaj!
Vetura të vitit 81, 83, 86, e deri te 90, 2000 e këndej shihen në rrugët tona.
Pra vetura më të vjetra se 40 vite sot i sheh nëpër rrugët tona, duke mos pasur asnjë siguri, dhe është për tu habitur se si kalojnë pjesën e kontrollit teknik dhe arrijnë të regjistrohen e pajisen me targa, për tu vozitur pastaj në rrugët e vendit.
Mirëpo!
Veturave që vijnë nga Zvicra, qeveria i detyron ti bëë homologimin.
Homologimi, i njohur gjithashtu si miratimi ose certifikimi i tipit të makinës është procesi me të cilin një makinë ose komponent automobilistik testohet, vlerësohet dhe verifikohet për të përmbushur standardet specifike e teknike të përcaktuara nga organet ose autoritetet qeverisëse.
Kjo me një fjalë shpjegohet dhe kështu?
Që ne nuk e besojmë sistemin e kontrollit Gjerman, Francez, Zviceran!
Ani zviceran!
Ne nuk e besojmë kontrollin zviceran të automjetit të një veturë me ec nëpër rrugët tona.
Kurse Zvicra është i vetmi vend në Evropë që nëse një veture kalon testet e regjistrimit dhe certifikohet si veturë në rregull, ajo veturë për 3 vite me radhë më nuk i nënshtrohet kontrollit të regjistrimit!
Nuk dihet arsyetimi pse është votuar kundër ligjit që importon veturat më të vjetra se 10 vite në vend?!
Ndoshta, këta që kanë votuar kundër kanë rregulluar standardin e tyre për vetura të reja me zero KM, duke u solidarizuar me ata që vozisin veturën e viteve 90-ta, në të cilën dy dyer së paku nuk funksionojnë normal!
____
ESH
____________
publikime.com