• Fri. Nov 1st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Paga minimale dhe klasat qytetare

ByEmrush

Oct 30, 2024

Në vendet evropiane, me theks të veçantë në Gjermani e Zvicër, kur qeveria vendos të rrisë pagat, përgjithësisht krijohet një komision që përfshinë përfaqësues të punëdhënësve dhe punonjësve, dhe pasi të jenë përfshirë edhe anëtare të qeverive përkatëse, politikanët më pastaj nxjerrin ligje në bazë të rekomandimeve që ky komision sjell.

Por në vendin tonë, qeveri të së kaluarës kush askënd nuk pyeste, vetëm kur ne shihnim zyrtar në konferenca për shtyp tek deklaronin se qeveria vendos të rrisë kaq e kaq pagat, edhe atë përgjithësisht në mënyrë absolute merreshin vetëm me sektorin publik.

Sektori privat si gjithherë. Mbetej pa mbikëqyrje, pa përkrahje duke u parë vetëm me syrin e mbushjes së arkës financiare të shtetit.

Klasa të ndara në shoqëri tashmë kishin arritur kulmin. Shtresa e qytetarëve ishin ndarë në tre grupe.

  1. Grupi i parë përbehej nga sektori publik, që shteti i merrte nën sqetull këtë sektor, duke i garantuar ata edhe për kontrata, edhe për rritje page, edhe kujdesej që ata medoemos të jetonin në kushte më të mira se pjesa tjetër e popullatës.
  2. Grupi i dytë përbente sektorin privat. Edhe pse sektori privat gjithherë ishte me numër më të madh të punonjësve, dhe rrjedhimisht ky sektor llogaritet ndër më të merituarit në ndërtimin e kapaciteteve të shtetit, dhe vet ndërtimin e shtetit. Ku punohej ne orar e pa orar, ku shteti për ta as nuk kujdesej e as nuk i kishte pasur kurrë në fokus.
  3. Grupi i tretë ishte pjesa e qytetarëve që nuk pajtoheshin me administrimin e institucioneve nga autoritetet e vendit. Dhe përtej kësaj në pamundësi që të ndryshonin rrjedhat që shteti përfaqësonte vetëm për punëtoret e sektorit publik, ai kishte vendosur të ikte nga vendi.

Pra, si i vetmi ndëshkim për mospajtimin e politikave që shteti kishte krijuar klasa të ndara në shoqëri ishte të IKTE nga VENDI.

Praktikisht, çfarë ne folëm më lartë është pjesa që i përket të kaluarës.

Vec dallimi nw tw kaluarwn ishte, kemi rritur pagat, kurse sot eshtw do tw rrisim!

Zgjohemi nw mëngjes, konferncw pwr shtyp e autoriteteve!

Do tw rrisim pagat, alo!

Pagat do tw rritwn…

“Na ishte dikur një kohë kur me vendin qeverisnin subjektet politike që sot janë oponencë e pushtetit”, kishte me filluar një tregim për roman ndonjë shkrimtar diku!

Sot, jemi pothuajse në shtigjet e së njëjtës rrugë të trasuar nga ish qeveritë!

Frika nga humbja e votës e rrjedhimisht ngarendja pas përfitimit të ndonjë vote, duke bërë kështu që subjekti i caktuar të vjen apo mbetët në pushtet duke shpenzuar tërë mjetet e grumbulluara të quajtur buxhet i republikës, pas vetëm një pjesë të caktuar të popullatës, në këtë rast nëpunësve publik, jo që kishte kontribuar në të kaluarën në ikjen dhe zbrazjen e vendit nga njerëzit, por kjo diskrepancë duke ndarë në shtresa qytetarët të dorës së parë dhe dorës së dytë, do të këtë një impakt edhe me të madh në zbrazjen e vendit, duke mbetur kështu një popullatë pothuajse mbi 45 vjeç në këtë vend?!

Sektori publik sot numëron 83 mijë veta, duhet ta kuptojmë se sektori privat numëron mbi 450 mijë veta.

Sektori publik shërben për mirëmbajtjen e institucioneve, kurse sektori privat bën financimin e tyre.

A e kuptojmë çfarë mesazhi është duke ju dërguar sektorit privat?

Shumica e bizneseve të mesme dhe të mëdha tashmë veçse janë duke shqyrtuar mundësitë për investime si: Shqipëri, Maqedoni, një pjesë e financave po kthehen në perëndim.

Rëndësia e secilit duhet të kihet parasysh, nëse shteti mendon se është duke i trajtuar qytetarët në njëjtën monedhë, çka kjo nuk ishte në të kaluarën, e as nuk po duket që po ngjan as në të tashmen!

Paga bazë, paga minimale do të zgjidhte tërë ketë katrahurë të krijuar padrejtësisht, që ka një impakt të qëllimshëm!

Dikush kishte me thënë, mirë s’po pajtohemi me këtë!

E vërtetë, por a ja lëshon sytë subjekteve opozitare çfarë premtojnë!

Opozita premton një hendek edhe më të madh në ndarjen e shtresave ndër qytetarë!

Të gjithë kanë futur duart në thesin e shqyer të shtetit, seç do ju del naj gjarpër!

Ky vend do me mbet pa njerëz siç po duket!

____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush