• Fri. Nov 1st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Shteti dhe korrupsioni

ByEmrush

Oct 14, 2024

Me 1 gusht të vitit 1939 fizikani gjerman Albert Einstein i shkroi një letër presidentit amerikan Frenklin Rusvelt, duke i bërë me dije atij se Gjermani mund të zhvillonte një bombë atomike, dhe kapacitetet e saja bën që ta merrni parasysh ketë gjë, dhe ju këshilloj të nisni një program nuklear.

Rusvelt kishte marr parasysh paralajmërimin dhe kërkesën e Einstein dhe SHBA-të kishin nisur një program të tillë të quajtur “Projekti Manhatan”.

Jo zyrtarisht Gjermania sot nuk hyn në listën e shteteve që është pjesë e armëve nukleare, por literatura thotë se gjermanet ka kohë që janë të pajisur më armët nukleare, dhe për shkak të kufizimeve që i janë bërë nga super fuqitë e mëdha pas pushtimit të Gjermanisë, akoma vazhdon të jetë nën restrikcione nga bashkësia ndërkombëtare.

Por, Gjermania sot është i vetmi vend që nuk e ka ratifikuar një traktat të OKB-së i cili ndalon armët bërthamore, për shkak të luftës në Ukrainë, dhe kjo as që diskutohet që të hiqet dorë as tani nga bombat atomike?

Për cilat bomba e ka fjalën Gjermania?

Gjermania po shpenzon miliarda euro për armatimin dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e programit të NATO-s për armët bërthamore. Sipas autoriteteve gjermanët janë të vendosur që të vazhdojnë depozitimin e bombave bërthamore amerikane të tipit B61 në bazën ajrore Amerikanë në Gjermani.

Mësohet se gjermanët e shpikën dhe prodhuar armën nukleare sa ishin nën administrimin e shteteve të mëdha si: Amerika, Anglia, Franca, Italia dhe Rusia.

Çfarë sekreti shtetëror do të duhej ambalazhuar nga qeveria e dal nga populli, kur kishte një kontroll të rreptë në të gjitha institucionet e formuara pas luftës në Gjermani nga fuqitë e mëdha?!

Pse ngremë këtë analogji në mes Gjermanisë dhe Kosovës sot?

Kosova, me ngjarjet të raportuara kohëve të fundit për keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe korrupsionin që po shpërfaqet në disa pjesë të qeverisë, tregon qartë se Shqiptarët nuk janë për shtet.

Shqiptarët duket që këtë shtet nuk e konsiderojnë të vetin. As investimet në bërjen e kësaj republike nuk i konsiderojnë të mjaftueshme dhe për rrjedhojë duke e parë si të huajin shtetin, atëherë duhet të plaçkitin, vjedhin, keqpërdorin dhe të shfrytëzojnë autoritetin për interesa individuale dhe klanore, duke treguar autoritet mbi të tjerët.

Shfrytëzoje rastin se nuk të vjen mundësia kurrë më!

Prandaj, sot kemi ardhur në pikën kritike të ekzistencës së shtetit tonë, për shkakun se çfarëdo veprimi që ndërmerr shteti apo individ të veshur me autoritet, qytetarët nuk konsiderojnë më asgjë relevante për ta.

Çfarë duash bëj, ndesh vjedh, ndesh investo, ndesh shtro asfalt, ndesh ndreq ura, ndesh dëno, e ndesh konfisko!

Ndesh mbyll biznese, ndesh tmerroju jetën, ndesh shtrenjtoju rrymën, ndesh ndalja ujin, ndash rritu çmimet.

Ata nuk kanë për të reaguar më për asgjë, thjeshtë nuk janë duke e parë më ketë vend si të tyrin, sepse nuk e shohin si të tyrin as ata që udhëheqin.


Askush më nuk e konsideron këtë shtet si të vetin!

Lufta qindra vjeçare e shqiptarëve për LIRI, sakrifica, mundi dhe investimi në këtë republikë, po zbehen pas 25 e viteve çlirim.

Cila është relevanca mes Kosovës dhe Gjermaneve?

Gjermanët, historia tregon se pas orarit të punës, fiknin dritat nëpër fabrika dhe vazhdonin punën me qirinj në uzinat e tyre.

Shqiptarët e tërë bota erdhi, na shpjegoi, na mësoi, na ndihmoi në krijimin e institucioneve që nga zeroja. Krijimin e administratës, rekrutimin dhe pranimin e punëtoreve nëpër dikastere, policinë, doganën, qeverinë, ministritë, kuvendit, AKI-në, gjykatat, prokurinë, ushtrinë.

I rregulluan të gjitha dhe na mundësuan të shpallim republikën tonë dhe të nisim jetën tonë të re në një shtet të ri.

Çfarë bëjmë ne?

Mbi 30% e qytetarëve të vendit kanë ikur. Një pjesë e tyre në proces të ikjes. Pjesa tjetër në varfëri, një pjesë tjetër borxhe e kredi.

Përtej kësaj!
Mesazhi është, bëni çfarë të doni se njerëzit nuk e kanë mendjen këtu më!

____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush