• Mon. Sep 23rd, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Nga e thëna në të bërë, në mes është një det i tërë

ByEmrush

Sep 23, 2024

Është menduar dhe besuar shumë se është kaluar faza nga “duhet” në të bërë. Por si duket politika jonë akoma përfshihet nga amatorë të cilët meditojnë projekte që në esencë le që nuk mund të futën kurrë në punë, por edhe duke parë kur vijnë për publikun si në të shkruar si në folur, të krijon përshtypjen menjëherë se nuk janë aspak serioze.

Krejt kjo bëhet për ti arsyetuar veprimet e atyre që janë futur si ekspert nëpër dikastere të caktuara, e cila është pagesa.

Praktikisht “ekspertet” paguhen nga taksat tona nga autoriteti, ku përveç asaj që mendojnë ta dalin sa të mençur që janë para qytetarëve, paria udhëheqëse e vendit apo komunës asgjë tjetër nuk ka në këto manovra të tilla.

Thjeshtë, orvatjet vazhdojnë sa për ti treguar publikut sa ka ofruar afër vetit njerëz që kinse dinë diçka?

Faktet po tregojnë se të tilla veprime ishin në të kaluarën, janë në tashmen dhe si duket mëtojnë të jenë edhe në të ardhmen, nuk prodhojnë asgjë!

As zhvillim të vendit apo komunës, as planifikim dhe projektim, e as realizim dhe zgjerim tw projekteve!

Servil hesapi.

Dhe momenti kur të gjithë qeshin, nga ku të gjithë e dinë se po e mashtrojnë njeri tjetrin, dhe se të gjithë e dinë që krejt është një farsë!

Veprime amatore!


Pasi të punësohet “eksperti”, lideri i krijon pak hapësirë, normalisht duke i dhënë mijëra euro të thata, se për çfarë kapaciteti ka angazhuar autoriteti ekspertin e dinë edhe ai vet që nuk nxjerr nga ai dot asgjë?

Nejse, “eksperti” për të arsyetuar angazhimin e tij kundrejt autoritetit, në të shumtën e rasteve servil skajshmërishtë, fillon me: Do të duhet kështu, do të duhej të jetë kështu, do të duhej të investohej këtu, do të duhej ri aktualizuar këtë, do të duhet ngritur kapacitete, objekte andej këndej, sipas mendimit tim, duke u bazuar mbi atë do të duhet, duhet, do duhej, duhet….

Kurse qytetarët edhe pse duket që po heshtin tashmë i dinë dhe i kanë kuptuar të gjitha se përveç asaj fjalës së famshme “DUHET”, nuk ka mbetur asgjë tjetër?

Seç na e kujtoi para disa ditëve një miku ynë një fjali interesante të trashëguar nga pleqtë tanë ku thuhej se: tregomë me kënd rri, të tregoj kush je”.

Pra, nëse ti kë krijuar një bazë për të ndërtim duke të treguar dhe udhëzuar profesionistët që, një objekt me këtë bazë mund ta ngritesh përpjetë deri në 4 kate, mos u mundo me ngrit 7-8 kate, sepse i dëmton dhe prish edhe ato kate që ke marr lejen e profesionistëve!

Secili duhet ti njoh kapacitetet e veta, truri nuk akcepton më shumë se që është i dizajnuar nga krijuesi.

Aq janë kapacitetet, duhet me u pajtuar, sepse askush nuk ka kohë të pakufi me prit nga 2 e 3 mandate qeverisëse, dhe duke dëgjuar frazat e njëjta, “DUHET”, “DO DUHEJ”, “ISHTE DASHUR”….

Ka individ që mendojnë dhe paraqiten se kanë krijuar njohuri edhe më shumë se universi. Është krijuar ambient ku të gjithë ikin nga diskutimet dhe angazhimet profesionale, kur një doktor orvatet shumë kohë që të ulej në një tavolinë me disa të tjerë për të diskutuar mbi temat që kanë të bëjnë me profesionin, të gjithë iknin, askush nuk dëshironte të hapeshin tema të tilla!

Dhe në fund shtoi: ore çfarë u bë të gjithë ikin kur insiston të bisedosh për çështje profesionale në një tavolinë?!

Prandaj Wooeden thotë se aftësia manovruese mund të çojë në maje, por është vetëm karakteri dhe dija që mund të mbajnë atje lartë.

____

ESH

____________
publikime.com

By Emrush