• Mon. Sep 16th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Shqiptarët e Kosovës shqiptar apo shqipfolës

ByEmrush

Sep 7, 2024

Përfundimisht, ka një kohë që kanë thënë e kanë shkruar në këtë vend se: gjithçka nga shteti ynë behën sa për dekor, sepse në bërthamën e saj asgjë nuk pasqyron realitetin dhe gjendjen faktike në terren.

Por sikur të ishte vetëm Kosova me këtë gjendje, Shqipëria del të jetë akoma edhe më e thellë kundrejt asaj se çfarë shteti po ndërton, dhe çfarë shoqërie po edukon.

Të gjitha ato mbledhjet e qeverive të përbashkëta në mes Kosovës dhe Shqipërisë që bëheshin të ishte mbushur mendja që Shqipëria etnike po bëhej.

Mbledhja e përbashkët 1, mbledhja e përbashkët 2, mbledhja e përbashkët e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë 3, 4, 5, 6 e kështu me radhë, del të jetë vetëm një dekor për të mos thënë asgjë, ose del të jetë gjithçka për shkakun se shpenzoheshin taksat e qytetarëve andej e këndej kufirit.

Të gjitha ato emisionet, debatet, programet televizive, ishin pothuajse asgjë me realitetin dhe gjendjen faktike në terren.

Turizmi, ky faktor që mblidhte dhe bashkonte qytetarët shqiptar andej e këndej kufirit. Shqiptarët e Shqipërisë përfitonin nga Shqiptarët e Kosovës, Shqiptarët e Kosovës iknin në pushime për tu çlodhur në vendin që ata e quanin mëmë.

Pra, ishte një besim i dyanshëm dhe një siguri shtesë sa herë që merrje dhe futej në Shqipëri.

Gjithçka lidhej me shqiptare, gjuha, kultura, muzika, arti, gjaku, zakonet, afërsia, mbi të gjitha dashuria ndaj njëri tjetrit, edhe kjo duket në shpërfaqje që ishte apo është vetëm dekor në realitetin shqiptar.

Ditëve të fundit, shumë televizione në Shqipëri kanë hapur si temë lidhjen e Shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës, ajo çfarë dëgjon nga qytetarët është tmerrësisht injorancë dhe mungesë e njohjes së fakteve historike.

Kjo na arsyeton atë pjesën që shkruajtëm më lartë, se edukimi, arsimimi, bashkëpunimi kulturor, filmik, gazetar, politik apo edhe ekonomik kanë qenë dekor, për shkakun se nuk është e mundur që kaq thellësisht në mes të Tiranës qytetarët të përgjigjen se Shqiptarët e Kosovës nuk janë shqiptar, por janë shqipfolës.

Imagjinoni çfarë mungese e njohurive të fakteve historike dhe gjendjes faktike shfaqnin qytetarët në këto intervista, gazetarët qëllimisht kishin vërë pyetje kundrejt qytetarëve si:

“shqiptarët e Kosovës, shqiptar apo shqip folës”, “kush është kryeqytetit i Kosovës”, “Kush ishte Adem Jashari”, “Drenica është qytet apo këngëtare”, e kështu me radhë.

Më e keqja ishte ndër të shumtë që nuk kishin farë njohuri, e kjo tregonte që ose nuk mësojnë histori, ose thjeshtë shqiptarët nuk njihen ndërmjet vete fare.

Dhe kjo është me e theksuar të shqiptarët e Shqipërisë, kur njëri ishte përgjigje me shumë siguri se ata të gjithë janë serb, vetëm se flasin shqip.

Sipas një pjese të qytetarëve shqiptarët e Kosovës janë shqipfolës, jo shqiptar. Shqipfolës siç janë Holandezët, Gjermanet, Anglezët, Afrikanët, Serbët, romët.

Një qytetar çfarë i vuri pikën ishte kur gazetari mundohej të acaronte atë se shqiptarët e Kosovës thonë kështu, ka disa artistë që kanë ndikim në Kosovës thonë ashtu, ai tha: “janë të paguar nga serbët ose janë vet serb”.

Kjo qasje e shqiptareve, dhe mos njohja historike në mes shqiptarëve i rrezikon shqiptarët në masë të madhe, në veçanti më së shumti e rrezikon Kosovën për shkakun si i jep të drejtë tezës serbe mbi qëllimin e tyre se shqiptarët e Shqipërisë janë ndryshe nga Shqiptarët e Kosovës.

Kështu pra!

Mbledhjet e qeverive, takimet politike, emisionet televizive, programet artistike, bashkëpunimi ekonomik e kulturor, turizmi vajtje-ardhje, duhet të fokusohet në njohjen historike të vendit, të rajonit, të qytetarëve, njohjen historike rajonale e territoriale të Kosovës.

Sa më shpejt që shqiptaret të njohin historinë e tyre në mes vete, për kohë të shpejt do të mund të vijmë bazat drejt një bashkimi kombëtar.

____
ESH

____________
publikime.com

By Emrush