• Mon. Sep 16th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Arrestimi për të kaluarën korruptive

ByEmrush

Aug 31, 2024

Thuhet: kur e kishin marr në pyetje hetuesia Berluskonin për korrupsion dhe kishin kërkuar transparencë në bërjen e pasurisë së tij, e kishin pyetur se si i kishte bërë ato para, normalisht ata kanë qenë më të detajuar, por për shkak të arsyes se zgjatjeve të teksteve po shkojmë më shkurt, ai ishte përgjigjur: “milionin e parë ju lutem mos më pyesni si e kam bërë dhe nga më kanë ardhur paratë”. Pas milionit i shikojmë dokumentet një pas njëshe.

Dhe në vendin tonë është një balancë i këtillë i përafërt.

Pas 6-7 viteve ngritët aktakuzë ndaj ish ministrave thuhet, pra sigurisht është lehtë e kuptueshme se tash bën edhe të ngritët aktakuzë për korrupsion.

Që fjala korrupsion në fjalor shpjegohet si: sjellje e pandershme dhe e paligjshme, veçanërisht nga pushtetarët në kundërshtim me detyrën dhe ligjin.

Nga këndi ekonomik nëse shikojmë kohën kur janë përvetësuar mjetet financiare (jane vjedh taksat e qytetarëve) dhe mos konfiskimin e tyre, nëse kalkulojmë në 5 vite, jo që mund të kthehen në tërësi ato, por gjithashtu mund të kthehen edhe me kamatë prej 21% pa ndonjë problem.

Paratë e ardhura si rrjedhojë e korrupsionit futën në biznes, duke ngritur pastaj perandori afariste dhe me përfaqësi nëpër shtete të ndryshme.

Shpesh herë paratë e ardhura në këtë formë, kanë çekuilibruar totalisht tregun në disa produkte për shkakun e luhatjes së çmimeve, duke vendosur një treg tejet të lirë dhe aspak konkurrues, kjo gjë thirret edhe shpërlarje parash.

Ani nëse ishin përdorur mjetet në aksione, bursa financiare, kripto, farmaci apo ndërtim, mund të konkuldojmë si rast perfekt përvojën e Berluskonit.

Bile, në shumë raste nëse shteti nuk të ndjek ose nuk të hetojnë dhe të ftojnë në intervistim, është mirë me shkua vet me u lajmërua?

____

ESH

____________

publikime.com

By Emrush