• Mon. Sep 16th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Ndikimi i muzikës në një shoqëri

ByEmrush

Jul 17, 2024

Një miku im kishte me thënë, kur bëhet fjalë për rendin shoqëror e social “di dimë ku jemi”?

Pra, esenca e “ta dimë ku jemi” konsiston të fakti se ne vazhdojmë të paraqitemi avangardë duke u munduar që të ecim krahas kulturës evro-perendimore, kurse në fakt praktika dhe realiteti na shpërfaq fytyrës krejtësisht diçka tjetër.

Më erdhi interesant se një natë i ftuar në njërën nga studiot televizive, këto debatet e verës që organizohen ishte një këngëtarë që në pamje dukej i ri, apo ndoshta mua nuk më kishte ra me pa më herët, por dukej shumë me stil të kohës më një paraqitje artistike.

Dhe, në pyetjen që moderatorja i bëri këngëtarit se cila është kënga që e dhezë atmosferën, cila është kënga që dhezet publiku, që qohet e kërcen, bërtet e disponohet, që edhe përmes gjesteve moderatorja mundohej ti tregonte këngëtarit se çfarë po dëshiron të pyes?!

Hah!

Përgjigja ishte epike, mos me thënë katastrofale e këngëtarit…

Këngëtari i përgjigj: “qaj urije, shukarije”, më vjen keq vazhdoi këngëtari duke e arsyetuar përgjigjen e tij, por unë po e flas realitetin dhe ja nisi me këndua këngën, pasi moderatorja e luti që a mundesh një refren me këndua!?

Kur merr dhe hyn në youtube, këtë këngë e gjen që këndohet nga një rome, emri i së cilës është Esma Rexhepova, dhe kënga ishte kënduar në vitin 1961, para 63 viteve.

Pra, publiku shqiptar, rinia shqiptare në vitin 2024 vazhdon të admiroj muzikën rome, magjupishte siç kishte më thënë një miku im.

Shqiptarët dhe rinia e këtij vendi vazhdon të ndikohet emocionalisht nga muzika turke, orientale e rome!?

E pashpjegueshme!

Në rininë tonë ku ka kënduar I.Loxha e roker të tjerë, natën e ditën, ne ishim aty. Pejë, Gjakovë, Gjilan, Prizren, e sidomos Prishtinë këto mbrëmje kur janë organizuar, ne ka qenë e pamundur të mos ishim të pranishëm.

Muzikë shqipe e kultivuar dhe e ardhur përmes zhanreve të ndryshme muzikore, do duhej të jenë në piedestal të një shoqërie siç jemi ne!?

Nejse!

____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush