• Tue. Jun 25th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Inxhinieria e përsosur

ByEmrush

Jun 10, 2024

Një ekip i mirë profesionistësh, të pajisur me njohuri standarde bashkëkohore dhe moderne, bën që punët të kryhen në nivelet më të larta, pa u bërë pengesë dhe pa bllokuar punën dhe jetën e njerëzve në asnjë moment.

Kjo formë e përfundimit të punimeve, dhe arritjes së realizimit të projekteve bëhet fal mendjeve të ndritura dhe që kanë dal dhe kanë ecur nëpër botë, duke sjellë njohuritë e fituara profesionale në vendin e tij.

Nëse keni ngecur ndonjëherë në trafik për shkak të ndërtimit të rrugëve, që kjo është pothuajse e zakonshme në Zvicër, tani më ju mund ti thuani kësaj gjendje lamtumirë njofton inxhinieri që me disa koleg të tij kanë shpikur devijimet dhe kolonat frustruese me Urën ASTRA, një shpikje e shkëlqyer nga ky ekip dhe i mbështetur nga Zyra Federale e Rrugëve të Zvicrës!

Disa mendje të ndritura pa qenë kurrë pjesë të institucioneve publike, por duke përjetuar punimet nëpër rrugët e Zvicër në vazhdimësi, ishin mbledhur së bashku me disa koleg të tyre, dhe kishin ofruar një mrekulli nga inxhinieria që mban trafikun të rrjedhshëm dhe punimet të vazhdojnë.

Ata përveç që kishin shpikur urën ASTRA, kishin zgjedh edhe kohën kur mund të bëhet konfigurimi  i punimeve që kishin zgjedhur si zgjidhje fundjavën dhe punimet të kryheshin natën kur ka volum më të ulët trafiku.

Modular Marvel: Seksionet e parafabrikuara të urës arrijnë në kamionë dhe më pas montohen me shpejtësi gjatë natës, duke krijuar një mbikalim pikërisht mbi zonën e ndërtimit.

Nejse, për tu mos zgjatur shumë, ura kur do të montohet shpejtësia e lëvizjes do të mundësohet 60kmh, dhe pa pasur asnjë ndërprerje nga auto udha.

E ndërtuar për të gjithë: Kjo urë e gjithanshme është projektuar për të trajtuar çdo gjë, nga makinat e përditshme dhe karvanët te makinat sportive, autobusët, kamionët dhe madje edhe gjysmë rimorkio, duke e bërë atë një zgjidhje të përsosur për çdo projekt ndërtimi autostrade.

Edhë te ne besoj që ka shpresë akoma se: përfshirja e njerëzve që kanë dal dhe kanë përfituar njohuri përveç atyre profesionale dhe intelektuale, kanë përfituar edhe nga përvojat e shumta që ishin ballafaquar me lloje të ndryshme projektesh të inxhinierisë, shkencës dhe ekonomisë nga nivelet më të larta zhvillimore.

Nëse asgjë nga këto nuk arrijmë të mësojmë, atëherë me keqardhje duhet ta sjellim në rikujtim Konicën kur kishte thënë para 110 e ca vite se: “Në shqiptarët s’marrim dot mësime: malet të tunden dhe të rrëkëllehen në nuk këmbejmë mënyrën tonë. Mbani mend këtë që po ua them: në njëqind vjet në vafshim si po vemi, do jemi aq poshtë sa sot.

____
ESH
___________
publikime.com

By Emrush