• Sun. May 19th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Mundi që nuk vlerësohet

ByEmrush

Oct 13, 2023

Se puna e shtetit të gërryen shpirtin, e të han për ngadalë dhe të hargjon kjo nuk ka diskutim shprehej para meje një ditë një miku im, që ishte tejet i mllefosur me gjendjen aktuale të krijuar në dikasteret komunale.

Por, sikur të ishte kjo….. vazhdonte miku!

Pas terë atij volumi të punës e humbjes së kohës, e mos pagesave, del eprori yt dhe të thotë në fund “asgjë nuk ke punuar”.

Mori frymë thellë miku ynë, dhe si në belbëzim tha: ky vend nuk ka me pas kurrë përparim….

MOS U NGUT

Duhet të jemi të vetëdijshëm se gjërat e mira vijnë ngadalë, i them unë!

Duket se isha futur meditimeve për të qetësuar njeriun.

Mirë, ti vazhdo me këtë besim.

Por unë arrita të 58-tshi.

AUUU!

Unë…??!!

E si të ecim drejt fundit kështu? (Ai)

Heshtje totale…..

Nuk di si të ecim i thash, thjeshtë nuk kam idenë..

Vetëm se po të tregoj një tregim që përkon me këtë gjendjen tënde, dhe kënaqësinë që ti ke pas dhe ke për të kontribuar për shtetin, institucionin e shoqërinë në përgjithësi.

******

Një Gilangji ishte kthyer nga Gjermania në vitet e 80-ta dhe ishte punësuar konduktor në një linjë autobusësh për Prishtinë.

Akoma pa i bërë një javë (7 ditë) tregonte Gilangjia ju kishin lëshuar kontrolla. Po vjedh dhe po vjedh ju kishin tekur.

Ore, nuk po vjedh, po fillim mundem me gabua.

I gjori gabonte, dhe nuk dinte as si të punonte e lëre më të vidhte e të keqpërdorte të hyrat që krijoheshin nga linjat e autobusëve që siç thoshte ai ishin shumë të mëdha.

Nuk ju kishin hequr qafe disa muaj rresht kurrë…….po vjedh dhe po vjedh!

Dikur më vonë, pasi i kishte pëlcitur syri i marrës si thuhet, tregonte ai fillova me vjedh.

Edhe vjedhja e keqpërdorja aq shumë paranë e linjës ku isha i punësuar saqë siç rrëfente ai  si përfundim kishte blerë tokën, kishte blerë banesë, kishte blerë villen në Ulqin, dhe kishte blerë tokë nëpër Prishtinë dhe Gjilan po ashtu…

Ata kontrolla sërish dilnin në rrugë për t’ më kontrolluar shtonte ky..

Eh, tash je mirë.

Tash je super.

Veç vazhdo…
Kështu vazhdo, dhe s’ke me pas asnjë problem.

Edhe vidhja, edhe pasurohesha, dhe sërish dilja mirë….

Se cila është mënyra që ti me i kontribuua këtij shteti dhe ai me ta njoh mundin e djersën nuk dihet, vetëm se me modesti duhet më thënë që mirësinë, përkushtimin dhe kontributin nuk të njeh.

Tjerat nuk kanë relevancë duket….

Reynolds kishte thënë: Unë kam qenë i varfër e i palumtur, dhe kam qenë i pasur e i palumtur.

I pasur ishte më mirë….

____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush