• Sat. Sep 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Qytetaria, kultura dhe Evropa!

ByEmrush

May 11, 2022

Konsideroj së një ndër kriteret për shprehjen e një kulture duke e bërë edhe standard për arritjen e liberalizimit të vizave, dhe ndjesisë së të qenurit Evropian duhet të bëhet edhe ajo që mos me përdor fjalë të pista rrugëve e shesheve, apo vendeve ku janë publike, mos me fol të madhe, mos me bërtit që me penguar tavolinën tjetër kur je ulur, si dhe mos me pështyrë dhe me i fshi hundët në rrugë!

Përdorimi i fjalëve të pista, shfaqje rrugaçërie!

  1. Ti je duke ecur sheshit me fëmijë, familjar, miq, njëri krahas teje, përdor çdo fjalë të pistë duke u fyer me dostat e vet!

Njëri kur po e vëren që dosti e vet po tepron, dhe se po bien në sy me sjelljet e tij aspak tw hijshme prej budallait, po i pëshpërit. E ai në vend që mu ndal, egërsohet edhe ca më shumë, “hajt bre kush po ja rr***, po tja *****”, ev!

Detyrohesh shpesh herë me u ndal dhe me u bë kinse po blen diçka të ata shitësit ambulant që janë vendosur krah sheshit me vajzën e vogël që e ke për dore! 

Ruaju pak oj shype! Se as nuk është hijeshi, e as kulturë, e as burrëri e trimëri përdorimi i fjalëve të pista, dhe fyerja mes shokësh më zë të ngritur.

Bile, nuk behësh as ma qytetar e kavalier nëse je duke përdorur zhargonin e fjalëve prej rrugaçërisë!

  • Në një restorant të ulur pranë Limat liqenit në Bellevue Zurich, një çifti bisedonin, sa që po pëshpëritnim në mes vete se “ a janë duke fol këta njerëz a jo”, qetë dhe më një zë krejt të vogël normal sipas standardit të tyre!

Te ne ulur në një nga tarracat e kryeqendrës, cingërr telefoni një tavoline tjetër më andej: “hej, ca banë daj, leje be mos ja QR, qe sa jam tu prit unë”, nja pesë a gjashtë tavolina sytë kah ajo tavolina. Disa ndërkombëtar shiheshin duke qeshë si ndër veti disi, disa të tjerë përtypnin më ngadalë ushqimin që ishin duke ngrënë, ndoshta sa për ti bërë me dije atij që “halo, ka këtu edhe njerëz tjerë, nuk je veç ti”.

O bir, leje mos ja q*** nanën, unë të thash atë ditë, eiiii!

Nejse!

Kjo gjurullti duket që është gjithandej, dhe shprehia e bërtimave përgjatë të folmeve në mes vete, si në tavolinë si në telefon, është bërë dukuri. Në rrugë, në lokal, në restorant, në shesh ku do zani tejet i lartë kur flasin njerëzit ndër vete.

  • Mos me pështy në rrugë, e mos me i fshi hundët sepse vërtet duket që kjo dukuri tani më ka dal krejt prej kontrollit.

Ti vazhdon rrugës për punë, rrugës për shkollë me i dërgua fëmijët, rrugës në pauzë, veç ku ta dëgjosh dikën mbrapa “hak phuu”, “gërr, gërr”, duket sikur të pështyji apo ti fshiji hundët në shpinë.
Këta që pështyjnë, dhe ata që po i fshijnë hundët në mes të trotuareve, s’di a ka ligji që e sanksionon këtë veprim apo jo?
Sepse besoj që mos liberalizimi dhe pranimi ynë në gjirin e Evropës, shumë ndikon edhe kjo keq sjellje.

Shumë gërditshëm o njerëz, dhe pa pikë kulture janë këto sjellje, phuuuu!

Mos të keqkuptohemi, jo te të gjithë vërehen këto dukuri, sepse na lëshon toka thonë pleqtë nëse ishim krejt të njejtë, hah!

Duhet me u ndje Evropian, për me qenë pjesë e Evropës!

Evropës po bien yjet, e ne duket që me u bë pjesë e saj kurrë jo!

Kush na ka faj tani? Europe where are you?

____
ESH
___________
publikime.com

By Emrush