• Mon. May 20th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Rend i ri në sindikatën e mjekëve

ByEmrush

Apr 8, 2022

Prapë se prapë mjekët duken të jenë niveli më i ngritur intelektual në shoqërinë tonë.

Këta kur nuk pajtohen me përfaqësuesit e tyre, nëse është nevoja edhe me grushte, por qëllimin e realizojnë, dhe drejtuesit e sindikatës i ndërrojnë.

Nuk mundet dhe nuk duhet që parinë intelektuale, mjekët pra ti përfaqësojnë disa tipa që edhe paraqitjet nëpër studio televizive i kanë katrahurë, pa reputacion publik, dhe forma e tillë e paraqitjes, më shumë po shkakton aversion negative në publik, se që po arrihen objektivat dhe të drejtat e mjekëve.

Më një fjalë, këta po dalin më të mençur se mësuesit dhe personeli arsimor!

Këta nuk po donë të marrin mësim në qeverisje ta zamë sikur kreu i sindikatës së arsimit, që mos me u ndërrua kurrë asnjëherë, vetëm nëse e ndërron e lumja perëndi.

Suksese!

____
ESH
___________
publikime.com

By Emrush