• Sun. May 19th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Trump dhe Rusia

ByEmrush

Mar 8, 2022

Trump ka të drejt kur thotë se gjatë mandatit t tij Rusia dhe presidenti Putin ishin plotësisht nën kontroll.

  1. Në vitin 2008 nën presidencën George Bush, ishte sulmuar përmes luftës Gjeorgjia.
  2. Në vitin 2015 nën presidencën Barack Obama, ishte pushtuar dhe aneksuar Krimea, dhe dy republikat e Ukrainës t banuara me shumicë Ruse Donetsk dhe Luhanski.
  3. Në vitin 2022 nën presidencën e Joe Biden, është sulmuar dhe po vazhdon lufta për pushtimin e plot të Ukrainës.

Trump ishte president nga viti 2017 deri n 2021

Ai tha për një medium se gjatë Presidencës së tij nuk kishte asnjë shans që Putin të sulmonte Ukrainën, e askënd tjetër në botë.


“Nëse edhe një mandat do të isha unë, Putini do të bëhej një qytetar i edukuar i botës, megjithëqë ai është mendjemprehtë, ai vazhdon ta urren demokracinë” shtoi Trump, dhe në fund humbi prapë se prapë!

A gaboi bota diku me Putinin?

Dhe ku gaboi bota me Putinin?

Sot këto dy pyetje po sillen vërdallë nëpër shumë analistë, politikan dhe njohës të sferave të ndryshme që nga: biznesi, politika, integrimet, ekonomia e deri te siguria!

Kur i drejtohemi të shkuarës, i kemi kthyer shpinën të ardhmes, vetëm se po nuk e dimë të kaluarën, nuk mund të ndërtojmë të ardhmen.

Duket që bota, e sidomos sfera perëndimore po korrë atë që ka mbjellë!

____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush