• Mon. May 20th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Fuqia Ruse kundrejt perëndimit

ByEmrush

Feb 22, 2022

Politikat ushtarake okupuese të Rusisë duket që kanë një rrjedhje tjetër krahasuar më pushtimin dhe aneksimin e Krimesë!

Me shpalljen Republika Popullore e Donestskut dhe Republikës Popullore të Luhanskit, Rusia po krijon një alibi të qartë për të dërguar forcat e saja ushtarake në rajonet Rusisht folëse nën pretekstin se banorët atje po ndjehen të kërcënuar dhe të rrezikuar.

Praktikisht po ndodh një pushtim pa luftë, këtu as nuk po mundet Ukraina si shtet të reagon, e duket që as bashkësia ndërkombëtare nuk ka shumë mburojë ligjore për të reaguar.

Pra, përveç që janë spektator, asgjë më shumë!

Me stacionimin e forcave Ruse në këto rajone, duket që do të pauzohet për disa kohë, dhe për rrjedhojë të kësaj republikat e reja do të presin nëse do ti njeh ndonjë shtet pavarësinë e tyre. Realisht asnjë shtet normal nuk do të njeh shtetet e reja të krijuara përmes pushtimit, kjo mëse është e qartë.

Republikat e reja Luhanski dhe Donestk, do ti bashkohen Rusisw.

Ofensiva ushtarake Ruse drejt fqinjëve duket që ka zanafillën e mos respektimit të ligjeve ndërkombëtare në mënyrë të vetëdijshme nga Rusia.

Mirëpo ajo kishte përdorur, dhe sot përdor si pretekst kur kishte thënë që intervenimi i NATO-s për çlirimin e Kosovës, krijon precedent të rrezikshëm!

Kjo duket që e ka ngadalësuar edhe ndërhyrjen dhe intervenimin e bashkësisë ndërkombëtare ndaj Rusisë, duke pasur parasysh që asnjë embargo apo sanksione ende nuk është duke u praktikuar kundër Rusisë, as në ndëshkimin e saj kundrejt pushtimit dhe aneksimit të Krimesë, e as të dy republikave të reja tashmë të krijuara sipas realitetit Rus.

Kosova në këtë rast duhet të luaj një rol më aktiv në afërsinë Amerikane. ShBA-të ishin ato që kishin kryesuar fushatën për çlirimin e Kosovës. ShBA ishte lobuese kryesore për njohjen e pavarësisë së Kosovës, dhe ShBA-të janë garancia e vetme e ekzistencës së shtetësisë së Kosovës.

Një analizë më e thuktë nxjerr në pah, se nëse Rusia vazhdon pushtimin dhe aneksimin e shteteve përreth kufijve të saj, në botë do të krijohet një rend i ri dirigjues, ku primatin nuk do ta kenë më perëndimorët.

Nëse Rusët nuk arrijnë kësaj herë të zmbrapsën, të frikohen, apo të ndalohen ata do të rrisin ambiciet e tyre kundrejt botës, duke mos patur frikën më askujt.

Duke pasur parasysh pastaj fuqinë ushtarake Ruse, aleancat do të krijohen duke u rreshtuar shumë shtete përkrah të fortit, siç ka ndodh dhe ndodh zakonisht në botë.

Për të larguar vëmendjen dhe përqendrimin e pushtimit të territoreve, Rusia do të zhvendos dhe do të krijoj probleme nëpër vise tjera të botës.

Si një ndër pikat e vlimit do të jetë Ballkani, ku përmes aleatit të saj tradicional Serbisë, shkëndijat vezulluese shpejt mund të ndezën.

Simetrikisht, duket që e humbëm epitetin e deritashëm “shteti më i ri”.

Nëse asgjë më shumë, shqiptarët duhet të rrisin vigjilencën, sidomos ushtarake dhe inteligjente.

____
ESH

____________
publikime.com

By Emrush