• Mon. May 20th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Mirësjellja dhe respekti ushtarak

ByEmrush

Feb 19, 2022

Para viteve të 90-ta shumë fëmijë nga qyteti përcëlloheshin rrugëve të qytetit duke shijuar nxehtin e pushimit veror të liruar nga shkolla.

Nuk thuhet më kotë se, fëmijët mbajnë mend shumë, dhe se si fëmijë që je çdo e gjë e përjetuar do të ngulitet në kokën tuaj. Lirisht mund të thuhet së përjetësisht më nuk do të harrohet.

Të sillet vërdallë nëpër mendje çdo etapë, qoftë për të mirë qoftë për të keq!

Një ndër kujtimet që të vijnë në mendje koincidon me raste të shumta edhe pas 35 viteve.

Rrallë arrinte njeriu të takonte në qytetet parakalimet e Ushtrisë Jugosllave, praktikisht ushtarë të rijnë dilnin nga kazermat ushtarake dhe përmes paradave të tyre që përshkonin nëpër midis qytetit, fëmijët i ndiqnin anash trotuareve dhe kishin dëshirë ti përshëndetnin. Shpesh në mesin e tyre kishte ushtar shqiptar, dhe këtë gjë fëmijët e kishin kuptuar nga më të vjetrit në shtëpi se po i përshëndetët do të ju kthejnë përshëndetjen në gjuhen shqipe.

Shpesh ndodhte e njëjta, duke ju bëre me dorë, fëmijët fitonin si tinëz një buzëqeshje nga ushtarakët e rijnë kundrejt fëmijëve.

E tani fëmijët vazhdonin duke vrapuar pas tyre edhe për disa metra, vetëm të shihnin buzagaz ushtarët.

Fëmijë, si fëmijë më!

30 vite më vonë, fëmija im 7 vjeç aso kohe. Takohemi me disa ushtarë Amerikanë në AlbiMall.

Fëmijët shohin ushtarët Amerikan duke shëtitur korridoreve të qendrës tregtare..

“A të shkoj ti përshëndes babi, pyesin fëmijët”?

Po, po mundesh, janë miqtë tanë!

“Hallo” një përshëndetje nga fëmijët drejtuar 3 ushtarëve Amerikan (një femër e dy meshkuj).

“Hey, hallo, where are you my friend” një përqafim të shtrënguar me fëmijën, dhe ushtari u ul në gjunjë për të treguar afërsinë me një fëmije që nuk e kishte as farë e fis, as komb e etni.

Pa u menduar shumë kur morën mu nda, ushtari merr nga krahu i djathtë të vendosur flamurin amerikan që shqepeshin, dhe më drejtohet “can i give it”?

“For sure, why not. They adore soldiers a lot. Especially Americans”.

Sot, fëmija ruan në kuletën e tij me shumë kujtim në dhomën e tij flamurin Amerikan, dhe si rrjedhojë e kësaj ai ka filluar prej kohësh të shfletojë mbi Amerikën dhe ushtrinë e saj. Duket që është ngazëllyer dhe është tërhequr shumë mbi mësimin e historisë dhe kulturës Amerikane.

Viti 2021, në pritje të semaforit për të kaluar në zebrat e këmbësoreve, një grumbull ushtarë të Republikës së Kosovës (FSK-së) pranë fëmijës.

Përplot 3-4 herë fëmija tenton ti përshëndes: “mirëdita”, “Halo”, “a jeni mirë”, të gjithë pothuajse kishin të njëjtën sjellje. Të njëjtin qëndrim duke u bërë që kinse flisnin në mes vete, dhe se nuk po e shihnin fëmijën ngjitur me trupat e tyre.

Ndizet drita jeshile, fillojnë kapërcimet përtej rrugës, dikush me hapa më të shpejt e disa në ecje të zakonshme pa u ngutur.

Djali i stepur vazhdoj të pyes edhe për një kohë, “bab pse nuk na përshëndetën ushtarët”?
E pyetja të këtilla kurioziteti që dinë të bëjnë vetëm fëmijët.

A është kjo Republika që po e krijojmë?!

A ka ushtari faj?
Jo, nuk bie faji mbi të.

Mirësjellja, kultura përshëndetëse, nderimi, atdhetarizmi janë procese që vijnë me lindjen.

E nëse nuk lindin mësohen nga prindit dhe familja. E nëse nuk mësohen nga prindit dhe familja, mësohen nga shkolla dhe mësuesit.

E nëse nuk arrihet edukata dhe mirësjellja as me lindje, e nëse nuk është mësuar as në familje dhe nga prindit, e po ashtu nëse nuk është mësuar as nga shkolla e mësuesi?

Atëherë, duhet të detyrohen nga Ushtria dhe rregullat e saja!

Duhet reflektim njerëz, sepse janë disa punë që përveç që duhet përkushtim ndaj punës dhe detyrave, ndoshta duhet të jesh edhe psikolog, entuziastë, komik, i afërt e i dashur, reagimi duhet të vjen varësisht ndaj situatave.

Uniforma të ka vesh me përgjegjësi, si rrjedhojë ajo edhe të privilegjon në shoqëri, por e tëra mbi ketë është të krijoj së pari njeri.  

Përpara kanë thënë që: “ushtria të ka bë njeri, edhe nëse s’je kanë kurrkah”.

Besoj që ushtarëve të rinj, duhet të ju bëhet me dije sa sakrifica është bërë për të veshur ata atë uniform.

Ushtarët e rinj duhet të dinë se janë pasardhës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe për të mbajtur këta sot këtë uniform dikush para tyre ka sakrifikuar shumë.

Plotësisht dhe pa hamendje duhet të jenë të vetëdijshëm se kujt dhe ku shërbejnë!

____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush