• Sun. Sep 22nd, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Prezenca nëpër studiot televizive

ByEmrush

Feb 9, 2022

Është një fakt interesant që po ndodh në studiot tona televizive, në vend që të jenë prezentë pozita, qeveria që udhëheq me shtetin, në total dhe krejtësisht është opozita e disa eksponentë të anshëm politik.

Në vend që të jetë shteti prezent me dikasteret e saja për të shpjeguar ecurinë e institucioneve, rënien ngritjen e mirëqenies së qytetarëve, implementimin e programit të proklamuar nga fushata, zhvillimin ekonomik, mbrojtjen e sigurinë e kështu me radhë.

Në vendin tonë të dashur, këto studio vazhdojnë të ju servojnë qytetarëve dhe shikuesve në të gjitha kanalet krejtësisht, ama krejtësisht përmes prezencës nga opozita dhe oponentëve politik të qeverisë.

Këta oponent politik vazhdojnë të vjelin vrer mbi çdo lëvizje dhe zhvillim që organet e shtetit dhe autoritet e saja ndërmarrin.

Kurse qytetarët kanë treguar se kush duhet të ndëshkohet, kush duhet të qëndroj në opozitë, dhe kush duhet të qeverisë me vendi.

Qysh more kështu?

Në vendet demokratike ku një kulture mediale është e zhvilluar në një masë të madhe, lajmi i parë epet për krerët e shtetit, e pastaj më vonë të tjerat me rend.

Të ne lajmi për krerët e shtetit vjen në radhë i treti, i katërti apo i pesti lajmë sipas radhitjes.

Këtu vazhdohet me avazin e “çepojë”, sepse shoqëria duke se po e gëlltit, apo se nuk po ka çka me bë ndoshta?

____

ESH

____________

publikime.com

By Emrush