• Mon. May 20th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Ngritja, rënia dhe jeta.

ByEmrush

Sep 14, 2021

Një rrëfim mbi hallet (gajlet) si personazhe guri, druri dhe njeriu.

Thoshte agja im, ndjesë pastë shpirti i tij!

Gajlet (hallet) kur ja kanë dhënë gurit, guri është shembë dhe shkapërderdhur. Nuk ka mundur ti përballoj.

Kur i janë dhënë drurit, druri është qarë dhe prishur. Druri nuk ka mundur ti përballoj.

Kur i janë dhënë njeriut, ai i përballoj!
Për rrjedhojë në përjetësi hallet mbeten mbi njeriun, dhe si pasojë e kësaj mbeti mplakja dhe vdekja.

Disa teori tjera rrëfejnë se hallet (gajlet) iu janë dhënë njeriut si sprovë në jetë, prandaj  kur njeriu triumfon mbi sprovën, behët festë nga gëzimi.

Realiteti e vërteton këtë, sepse pas çdo sfide njeriu gjithnjë del më i fortë, e nganjëherë mundet edhe mos dal fare.

Përfundon në botën e amshuame.

E ti mos u dorëzo, sepse rruga drejt suksesit nuk është një rrugë e shtruar me lule, e as jeta nuk është oazë ku ti realizon ëndrrat.

Ti je përfitues në vazhdimësi duke u sprovuar, edhe atëherë kur ke rënie.

Sepse është një teori që shpjegon se, pas çdo rënie ka ngritje, diçka e përafërt sikur kur arrin majën më të lartë, nuk mundesh më lartë.

S’ke çare pa vazhduar teposhtë.

Kjo të kujton Janin kur thoshte “Nuk besoj sepse kuptoj, por kuptoj sepse besoj”.

Nëse nuk ka rënie dhe ngritje në jetën tuaj, kjo donë të thotë që ju keni vdekur veçse.

____
ESH
___________
publikime.com

[PS: Guri dhe Druri kanë përjetësi në këtë botë, njeriu është krijesë kalimtare.]

By Emrush