• Mon. May 20th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Tregim influencues

ByEmrush

Sep 9, 2021

Pozitiviteti!

  • Ndryshimi.
  • Dituria.
  • Përgjegjësia.
  • Drejtësia
  • Lumturia.

Negativiteti!

  • Eksperienca (përvoja).
  • Hajnia (vjedhja)
  • Intrigat
  • Keqpërdorimet
  • Vuajtja

Storie ekuilibrusese

Gjatë vjedhjes së një banke, grabitësi u tha klientëve: “Qëndroni pa lëvizur, paratë i përkasin shtetit, jeta ju takon juve”. Të gjithë qëndruan të qetë. Kjo quhet “Ndryshim mendimi”, pra, ndryshon mënyrën se si mendon. Kur grabitësit u kthyen në shtëpi, grabitësi më i ri i tha më të vjetrit: “Le t’i numërojmë paratë”.

Grabitësi më i vjetër u përgjigj: “Mos u bëj budalla. Janë shumë  para dhe do të na marrë orë për t’i numëruar.

Lajmet e natës do të na tregojnë se sa kemi vjedhur…” Kjo quhet “Eksperiencë” Dhe sot përvoja është më e rëndësishme se sa diplomat.

Kur hajdutët u larguan, në bankë drejtori i tha përgjegjësit të telefononte shpejt policinë. Përgjegjësi u përgjigj:

“Prit. Le të marrim 10 milionë nga banka  dhe le t’i shtojmë në 50 milionët e tjerë që kemi gëlltitur.” Kjo quhet: “Noto me valën” Të kthesh një situatë të keqe në të mirën tënde. Përgjegjësi tha: “Sa mirë do të ishte të kishim një grabitje çdo muaj”.

Kjo quhet “Te vrasësh mërzitjen”. Lumturia personale është më e rëndësishme sesa puna. Ditën tjetër lajmet raportuan se nga banka ishin vjedhur 80 milionë.

Grabitësit numëruan paratë por kishin vjedhur vetëm 20 milionë.

Dhe u irrituan për shkak se ata kishin rrezikuar jetët e tyre për 20 milionë .. ndërsa drejtori dhe përgjegjësi vodhën 60 milionë. Është më mirë të jesh i shkolluar se sa një hajdut.

Kjo quhet: “Dituria vlen sa ari” Përgjegjësi ishte i lumtur për shkak se deklaroi grabitjen, u mbulua nga sigurimet dhe shteti. Kjo quhet “Kape mundësinë nga flokët”

  • Ti nëse dëshiron ndryshimin, s’ke si të mos kesh diturinë. S’ke si të mos kërkosh dhe mbash përgjegjësinë, kur do të kesh drejtësinë.
  • S’ke si të mos jesh i lumtur, nëse ke në thesarin tuaj tërë energjinë POZITIVE.
  • Nëse ti po kërkon vijën e vjetër eksperiencën, atëherë do të kesh hajninë!?
  • Do të ballafaqohesh sërish me intrigën dhe padrejtësinë.
  • Nuk do të mund të ndryshosh asgjë, sepse do të ketë keqpërdorime dhe vuajtje, do të jetosh nën stresin dhe energjinë NEGATIVE.

Atëherë ..

Kush janë “vjedhësit e vërtetë”?

Cili është ndryshimi?

Mendo…

____
ESH
____________
publikime.com

[Partly source | photo: Informatori –inside man]

By Emrush