• Mon. May 20th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Injorantët.

ByEmrush

Sep 3, 2021

Nuk u ndalen kurrë se postuari fotografi nga ahengje te ndryshme muzikore, kafiteri, diskoteka, live muzik, dasma, fejesa, festa te ditëlindjeve, mbrëmje neper restorante ku prania e njerëzve ishte 1 mije e kusur veta, mbledhi të ndryshme neper villa etj.

Mirënjohje, prezantime, manifestime, shpërblime, panaire, ne tërësi komunat inkorporuan agjendën e tyre dhe u dhanë pas këtyre ngjarjeve, duke mbledhur njerëzit me shumice neper salla te ndryshme, për t’ju lavdëruar njeri tjetrit, duke shpërndarë letra pa asnjë vlere, e duke mos respektuar asnjë rekomandim anticovid.

Duke vazhduar…

Super piktura nga qyteti ne qytet, nga sheshi ne shesh, edhe me u ndal paksa po t’ju shohësh fotografitë në to janë me shume se 20 veta.

Muzik, raki, menzë, shoqëri, nuk u ndalen për 1 muaj rresht ku secili postonte ne formën e tij nëpërmjet twitter, fb, insta, snap, linkedin.

Po sikur te ishte kjo e tera.

Gjere e gjate përshkuan Adriatikun ne Shqipëri duke reklamuar pushimet qe nga veriu e deri ne jug poshtë, shume poshtë fare pranë Greqisë.

Kur dihet qe Shqipëria fare nuk praktikoj masat antivcovid si rrjedhoje e mos humbjes dhe dëmtimit te turizmit.

Me covid virus ne Kosove, hajde drejte Shqipërisë për pushime….

Krejt, krejt për fund!

I diagnistifikuar me virus covid komplet familja, dhe vazhdojnë te shihen neper qytet dhe rruge njerëzit, duke mos respektuar fare rekomandimet e autoriteteve.

Dhe pas krejt këtyre që i folëm i tejkalon fare lehte dhe del e thotë ministër dorëheqje.

Qeveria kështu, ministri ashtu!

Çfarë kundërshti të lehta, që për ditë të diellit shihet tendenca e mobilizuar unike kundrejt një qeverie e dalë nganjë shumicë absolute.

Çka është mjaftë, është mjaftë!

Si është ajo thënia “mos qani me lot përpjetë”…

Përdorni maskat.

Respektoni distancën.

Mbani higjienën.

____

ESH

_____________

publikime.com

Finding source: https://www.albinfo.ch/integrimi-dhe-integriteti-shqiptar/?fbclid=IwAR2HohNQ7n-1QOrgvtcEye3yk-Y-brcfMyeHAdsS0adYJeQDAtBQv0qPqm4

By Emrush