• Sat. Sep 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Kreativiteti dhe udhëheqja komunale

ByEmrush

Jul 10, 2021

Disa kryetar komunash e disa nënkryetar po ashtu mendojnë që veç duhet me u zgjedh nga qytetarët për me administrua ato pasuri dhe financa që janë.

Në bazë të performancës që kanë treguar deri më tani, del që qeveritë komunale kanë trashëguar borxhe me 15% të buxhetit, kurse secila që ka ardh në vend që ta shlyej këtë borxh, e kanë ngritur këtë në 49% të borxhit publik të komunës.

Pra, kjo i bien që nëse borxhin e komunës e kanë trashëguar nga qeveria e kaluar me 3.5 milion euro, del që në fund të mandatit lë që nuk është shlyer ky borxh, por komuna mbetët me 13.5 milion në borxhe.

Në një trend profesionist dhe avangard, udhëheqja do të duhej te shihej si një mundësi kreativiteti, dhe një vizion më i qartë për rritjen e buxhetit dhe shpërndarjen e pasurisë në territorin që do të menaxhon në të ardhmen, duke bërë pjesë të këtij vizioni edhe qytetarin.

Vlera e përbashkët do të duhej të paguar në proporcion të asaj që do të duhej ndarë përgjegjësinë e secilit që eshit përfshirë nj këtë ngjarje.

Prandaj kishte thënë Dostojevski që: nuk mjafton vetëm inteligjenca për të qenë inteligjent”, si në rastin e menaxhimit të buxhetit, ku nuk mjaftojnë vetëm premtimet se si do të menaxhohet buxheti i mbledhur detyrimisht, por do duhet në funksion gjërat si:

Kreativiteti, investimi afatmesëm dhe afatgjatë, përfshirja e kuadrove profesionist, tkurrja dhe hedha e idesë së punësimit militant, largimi i të apostrofuarëve në keqpërdorimin e parasë publikë, marrëdhënia e afërt për qytetarin dhe sistemi i kuadrove shkencore.

Nejse, nejse!

Kjo temë ka një trajtim më të gjerë, dhe si rrjedhojë shkrimi kish dal shumë i gjatë.

Por, pastaj dashamirët dhe lexuesdashësit po thonë: “shumë bre gjatë po shkruan”.

Veç edhe këtë: Është faktike thënia që nëse je në krye të diçkaje, ajo do të thotë që ke filluar nga zeroja.

Duhet kohë, por ia vlen.

Ditën e mirë!

Vikend të këndshëm..

____
ESH

____________

publikime.com

By Emrush