• Sat. Sep 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Rivalët dikurshëm politik, sot miq të pandarë!

ByEmrush

Jul 9, 2021

Në 2007-ën në një restorant që ishim ftuar nga disa miq tanë me rastin e martesës së tyre, kishim rastisur të jemi dëshmitarë të një rivaliteti politik të vrazhdë e shumë të rreptë, sa që gjithkah dhe gjithçka ishte politizuar.

Çdo sferë jetësore përfshihej nga politika, biznesi, familja, shoqëria, muzika, dasma, çdo institucion dhe punonjës të tyre përfshiheshin në një mënyrë apo tjetër në një rivalitet politik.
Edhe atë, nga dy tabore politike.

Siç thuhej, paqësorët dhe ata ta të luftës (luftëtarët).

Nejse, për mos mu zgjat shumë se kjo është një histori e dhimbshme që ngërthen në vetë përplot injorancë dhe zili ndër vëllazërore.

OK, mirë!

Në këtë dasmën që kishim qëlluar ne, pasi gjithçka shkonte në një organizim perfekt, ku muzika dhe disponimi kishin arritur kulmin, në një ambient ku të gjithë luanin dhe dukeshin të gëzuar duke shijuar dhe shfrytëzuar mundësinë e ftesës që miku ju kishte bërë pothuajse 500 -mysafirëve.

Papritmas, muzika nga ajo që luhej me valle nga mysafirët, ndryshon dhe fillon një muzikë me këngë patriotike, që këtë këngë me kishte ra me dëgjua edhe nëpër ahengje tjera.

Këngëtari më tërë forcën e tij të zërit këndonte këngën “Marshi i UÇK-së”.

Salla gumëzhinte nga kënga e Arif Vlladit “oj Kosovë o djep Lirie”.

Më të përfundua kjo këngë, fillon pak valle me disa këngë tjera, dhe menjëherë paraqitët këngëtari me një këngë tash krejtësisht tjetër.

“Shkoj Rugova në Amerikë”, dhe pa një pa dy shohim që është ngritur në këmbë ai personi që kishte porositur këngën “Marshi i UÇK-së”, dhe e kishte ndërprerë këngëtarin duke i marr mikrofonin.


Aty behët një farë rrëmuje, shkelmohen tupanët e grupit muzikor. Bëhet një hallakam sa që u morë vesh nga të gjithë mysafirët.

Njëri fyente tjetrin, ky tjetri i kthente fyerjen.

Kështu vazhdoi për disa minuta, duke marrë hov ndaj njëri tjetrit, njerëzit mundoheshin ti ndalnin për të mos eskaluar më tej situata duke u munduar ti qetësojnë përfaqësuesit idealist të subjekteve te tyre, që të dytë njiheshin për aktivitetin e tyre partiak.

Mikut tonë këta përfaqësuesit idealist, për teket e tyre që çdo gjë e përdornin për fushatë politike, kishin arritur ti prishnin për disa qaste dasmën, dhe të gjithë mysafirët pothuajse ndjeheshin inferior dhe zemërthyer me veprimet e tyre.

Vakia e zotit!
Absurditeti…

14 vite më vonë, të dy këta personazh shihen bashkë në një të pame!

Të vetëm, krah për krah këta dy persona, kishin shkuar për të ngushëlluar në një familje, ku i ndjeri po ashtu vinte nga një subjekt politik.

Eh, tash?

Tash!

Shumë individ e përdorin idealin si promocion përfytyrues publik imagjinar, për të kontrolluar shtresën tjetër të vërtet atdhedashëse.

Rivalët e dikurshëm politik, po rikuperohen, po mobilizohen dhe në fund po grumbullohen dhe po mblidhen tok.

All in one!

3’n’1…

Kush e ka mëndu këtë ditë?

____
ESH

____________

publikime.com

By Emrush