• Mon. May 20th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Punësimi i profesionistëve

ByEmrush

Jun 8, 2021

Është patetike të vazhdohet me klithmat që qeveria po punëson anëtar dhe përkrahës tu subjektit që tashmë është fitues i zgjedhjeve dhe ndërtues i qeverisë!

Nëse dikush ka menduar që po ndërrohen vetëm ministrat dhe struktura tjetër e militantëve të devotshëm të punësuar pa mërit, e kanë shumë gabim.

Punësimi klientelist kishte vazhduar krejtësisht në baza partiake për 20 vite me radhë, dhe pa asnjë kriter akademik e profesional. Vetëm se këtyneherë partitë merreshin vesh njëra me tjetrën duke ndarë pushtetin deri në hollësitë më të vogla, për shkakun se e vetme asnjë nuk mund ta fitonte.

Pra, të mendohet që ndryshimi të vjen me strukturën e punësuar si pasojë e qeverisjeve të kaluara, kur dihet që kishte me mijëra afera korruptive e keqpërdorime të pozitave nga institucionet e shtetit në të mirat individuale, leje që është jo reale, por është edhe injorancë e skajshme e qëllimshme!

Sa janë duke u ndërruar është mirë të besohet se të këqijtë, keqpërdoruesit, manipulantët e vjedhësit po numërojnë ditët!

Po dëgjohen zëra duke thënë “hajt se njëjtë, janë ndërruar në kokë, se këtu poshtë njëjtë ka me shku”.

Pa merak!


Nëse ju duhen për me vazhdua korrupsionin e hajninë, besoj që kanë me i thirrë sërish ata që tashmë e kanë përvojën!

S’dihet kishte thanë njëherë njëri: “për ta luftuar të keqën (korrupsionin, hajninë, keqpërdorimet, përvetësimet), duhet ti ofrohet mundësia atij që e ka krijuar atë?

Sepse vetëm ai e din formën qysh e ka krijuar, vetëm ai e din formulën!!

Atëherë..

Në një sistem plotësisht të korruptuar, pse do të luhej sipas rregullave?!

Kjo përkon me atë thënien “Çka të them unë bëj ti, e çka të bëj unë mos bën ti’.

____
ESH

____________

publikime.com

By Emrush