• Sun. May 19th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Rrëfimet nga tmerret e luftës

ByEmrush

Mar 10, 2021

Nga marsi e deri në korrik për ditë të lume shqiptarët vendosin lule mbi varret e të rënëve për lirinë e Kosovës të vrarë nga hordhitë serbe në format më makabre që as historia e njerëzimit nuk i njeh.

Forcat barbare serbe treguan fuqinë e tyre aty ku kishte fëmijë, pleq dhe gra.

21 vite pas luftës në vazhdojmë të dëgjojmë rrëfime nga më të ndryshmet, që ata që lexojnë e kanë problem me u përmbajtur, e lërë më ata që e kanë përjetuar në lëkurën e tyre. Kurse nënat, motrat, familjet e anekënd Kosovës vazhdojnë të tregojnë ngjarjet dhe tmerret që ju kanë ndodhur fëmijëve dhe familjareve të tyre.

Ngjarja e radhës mbi rrëfimet dhe tmerret e luftës tregon paqën e përgjakur që njollat e dhimbjes shkeuj do të kalojnë dhe nuk do të harrohen…

*********
Shukrie Ahmeti, nga Rrezalla e Skenderajt, 23 vjet pas iu vra i biri shtatëvjeçar Leotrimi nga forcat serbe në sulmin mbi rrezallë në 1998-ën. Nënë Shukrija ngushëllohet me nipin, që ia ka përtërirë emrin e djalit të vrarë Leotrimit, atëherë shtatë vjeç. Nënë Shukrija nuk humbi vetëm Leotrimin, shtatëvjeçar, granata ra mbi dy këmbët e vajzës, ndërsa edhe bashkëshorti iu vra.

Nënë Shukrija thotë se ende i ka të freskëta britmat e djalit prej dhimbjes së çarjes së barkut.

““Isha në një situatë që nuk dija çfarë të bëja, në njërën anë djali me barkun e çarë, në anën tjetër vajza, e cila nuk mund të ecte dhe në anën tjetër djali i kunatit me dëmtime të rënda në fytyrë dhe me pjesën e nofullës së hequr. Nuk e di kush na ka marrë dhe larguar. Rrugës duke u larguar më mbetën djemtë e tjerë dhe koka më mbeti pas. Leotrimi më ka thirrë: ‘Oj nanë, kqyr se edhe unë kam diçka në bark, jam sëmut prej barku’, kur ja kam hjek teshat ia kam parë se ju kish qky barku dhe i kishin ra zorrët, ja kam qit xhemperin me ia mbulu, më ka thënë ‘ma nanë, mos um prek, se po më dhem shumë’”, kujton nënë Shukrija [gazetaexpress].

“Qashtu brimë – piskamë, me pa evladin s’kish ma shtirë me zorrë të rame, mendtë kishin rrajë”, tregon ajo, derisa lotët ia mbulojnë fytyrën, sado që mundohet të tregohet e fortë.”

**********

Huh!

Çdo klithmë e nënave e prindërve që fëmijët i kanë humbur në luftën e Kosovës, jo vetëm që duhet të përkujtohen, por thjeshte qeveria në ardhje duhet ti rreshtoj në tryezën e bisedimeve me Serbinë të gjitha ngjarjet të shtypura në letër.

Shqiptarët mësojnë nga masakrat e Birmanisë, Sirisë, Ruandës, Holokaustin, Krimen por kur vijnë në pyetje përjetimet dhe krimet serbe në Kosovë, thuhet mos i përkujtoni se po ndikojnë negativisht në marrëdhëniet shqiptaro-serbe.

Thuajse lufta, masakrat, vrasjet, kidnapimet u bënë në Serbi, e jo në Kosovë!

Shqiptarët duhet të bien dhe të zgjohen me historitë tmerruese të nënave të fëmijëve të vrarë, të grave të dhunuara, të njerëzve që kanë humbur gjymtyrët etj.

Serbët, agresorët dhe vrasësit e vetëm në Ballkan sot luajnë rolin e viktimës, dhe për skenat rrëqethëse të vrasjeve dhe masakrave në Kosovë thonë se janë trillime dhe këto gjëra i kanë bërë aktorët!

Skajshmërisht shqiptarët duhet largohen nga bisedimet për statusin, thjesht fokusi kryesor duhet të jetë te:

  • Kthimi i të kidnapuarave (të pagjeturve)
  • Zbulimi dhe dërgimi për gjykim në Kosovë i të gjithë pjesëmarrësve të luftës.
  • Kërkim falja

Dhe….

Në nuk po dimë as të vërtetën të tregojmë, e as të mbrojmë!

Tash:

A e kuptoni që bisedimet me Serbinë do të jenë të vështira, për të mos thënë fare të pamundura, kështu do të duhej të ishin edhe në të kaluarën, por?!

____
ESH
___________
publikime.com

By Emrush