• Sun. May 19th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Papërgjegjësi totale në thirrjet për kujdes në përhapjen e virusit!

ByEmrush

Mar 9, 2021


Se kemi pa dëgjueshmëri ndaj profesionistëve kjo gjë tashmë është bërë rutinë dhe sprovuar sa e sa herë!


Dhe kjo gjë krejtësisht tashmë po vjen nga shtresat që konsiderohen kinse më intelektuale, ku në të shumtën e rasteve përfaqësojnë institucionet që përhapin dijen dhe shkencën.
Është po thuajse jo relevante dhe e pahijshme që ti vejë vetit titullin intelektual dhe duke u munduar të paraqes veten në një piedestal tjetër në shoqëri, e pastaj duke instistuar që ai duhet të ketë një tretman tjetër nga një pjesë tjetër e qytetarëve, dhe të bëhet pjesë e përhapjes së virusit.


Kjo nuk do koment!
Nejse!

Dhe fill pas kësaj, ai intelektuali del të jetë i pari që thënë rregullat mbi pandeminë duke organizuar mbrëmje dhe ekskursione, ku qartë shihen që as nuk respektojnë masat e pandemisë mbi grumbullimin e njerëzve, e as distancën sociale, as mbrojtjen e të tjerëve nga virusi dhe gjithashtu nuk treguan kujdesin për mos përhapjen e virusit.


Shumë restorante e vende publike u panë këtyre ditëve duke festuar nëpër mbrëmje festive krejtësisht të shfrenuar dhe duke mos respektuar asnjë kriter zyrtar të venë për mbrojtje nga pandemia covid19.


Krejtësisht njëjtë, si zakonisht tipari i yni, të gjithë flasim për parregullsitë në ketë vend, mirëpo vet nuk ndryshojmë!


Të gjithë themi mos hidhni mbeturina, e vendi ynë gjithandej mbeturina!


Terë jetën kishte thënë njëri që u mundova të ndryshoj botën, po kotë krejtësisht kot.

Atë ditë që e ndryshova veten, ndryshoj edhe bota.

Tani vallha po i mbyllim shkollat e universitetet.
E padrejtë, skajshmërisht e padrejtë!


ESH


publikime.com

By Emrush