• Mon. May 20th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Me shumë mund dhe peripeci edhe do të arrije në maje!

ByEmrush

Feb 1, 2021



Por, kur arrin në maje duhet kapur kryet në dorë, se nuk din njeri kah me ja mbajt prej problemeve të grumbulluara ndër vite nga qeveritë e një pas njëshme në interes të tyrin individual, e aspak mbi parimin e shtetësisë dhe qytetarit!

Ka normalisht asfalt e mira e këtij vendi, ok!

Po, nejse!
Si duhet të ishte!

Të gjitha këto janë ardhur sigurisht si rrjedhojë e zhvillimit të vendit dhe qeverisjes së mirë ndër vite.

Kemi pasur sigurim shëndetësor, kemi pasur arsim cilësor, kemi pasur drejtësi të zbatueshme për të gjithë njësoj, kemi pasur një siguri të mirë.

Kemi zbatuar rregullat e konkurseve, dhe nuk kemi punësuar familjarë e militant klientelist partiak.

Njerëzit nuk iknin dhe nuk migronin, por si e kryenin fakultetin menjëherë punësoheshin, bile ata që ishin me master shumë shpejt sistemoheshin.

Ani ata që shprehnin njohuri profesionale publike, e sidomos nëse shpaloseshin njohuri të përgjithshme me ngulm shteti i thërriste, dhe investonte në ta shumë shpejt.

As mjekët s’po ikin më nga këtu, as inxhinieret, as arkitektet, e as ekonomistët e juristet.

Sportistët e artistet që vendi po krenohet me ta, shteti i ndihmon i përkrah shumë, bile njëherë i kishin ndalur reklamat në CNN vetëm e vetëm për ti ndihmuar sportistet tona që po e përfaqësojnë Kosovën edhe në vendet që nuk na kanë njohur.

Hiç fare!

Edhe në shkolla e universitete tashmë gjithçka shkon perfekt, nuk ka njerëz të punësuar militant partiak, e as dështak e injorant më diplomë, është kthye gjithçka në pozitive….


Nuk ka ma drejtora politik, e as mësimdhënës që flenë në klasa duke i përzënë nxënëset jashtë, e bile aq fortë e kanë rregulluar sistemin që ata që i kanë nga dy e tre vende punë në arsim i kanë thirrë dhe ju kanë dhënë një mundësi se cilin vend të punës dëshirojnë ta mbajnë, kurse ata profesionistët me mastera i duhen procese gjyqësore për të fituar dhe ruajtur vendin e punës.


Nuk ka rrugë e qoshe që nuk është përfshirë në rindërtim dhe riparim, s’ka ma vërshime, e skam më dëmtime as nga të reshurat e nga uji i gjithësisë.
S’ka më vendbanime pa kanalizime, siç nuk ka asnjë vendbanim pa ujësjellës, këtu krejta vet i bëjmë dhe i dërgojmë të mirat qytetarëve pa na ndihmuar askush.

As nuk ndalet më rryma, e as bizneset si rrjedhojë më nuk ankohen për energji elektrike, as për tatime e taksa të sheshta e dyfishta. Bizneset as nuk ankohen më për shtrenjtim të rrymës e ujit, as për qiratë e shtrenjta.

Turizmi eshtë zhvilluar komfor standardeve evropiane, po thuajse niveli i vetëdijesimit të të bërit shtet ka arritur pikë më të lartë të shteteve të zhvilluara demokratike.

As nuk ka më të papunë, të gjithë punojnë, aty ku shëndetësia është pa pagesë ndërsa shërimi është i menjëhershëm dhe shumë i lirë në privat. Ku gazetarët janë të lirë të shkruajnë çdo gjë që ju urdhërohet. Ku sekretet shtetërore janë publike. Aty ku historia përsëritet çdo ditë, ku brenda ditës tradhtari behët patriot, e patrioti tradhtar.

Ku elita oligarke vjen nga të punësuarit e sektorit publik, ku më të pasurit janë njerëzit të cilët kurrë nuk kanë punuar, e punojnë n punë të shtetit…

Këtu është gjithçka përfekt ku të mençurit i deklarojnë të çmendur, dhe të çmendurit të aftë. Aty ku analfabetët e shkruajnë historinë. Aty ku çdokush e përqesh tjetrin dhe askush askujt nuk ia dëshiron të mirën. Aty ku proceset gjyqësore zgjasin më shumë se jeta…

Ku normalët nuk janë të nevojshëm, dhe punësohen të përshtatshmit e jo të aftët, punësohen militantet idiotët, shpinë thyerit, puthadorët.

Ku teneqexhinjtë behën inxhinier e ku inxhinieret e vërtet behën murator e serviser makinash të larjes së rrobave.
Kemi ndërtuar tashmë një vend ku jetohet me ndershmëri, sinqeritet dhe zell kurrë nuk, e nuk mund të jetosh si intrigues, injorant e dibiduz, vetëm se a do?

Sepse po deshe do të arrish qëllimin e dëshiruar, pa ndihmë, pa mbështetje politike, pa përulje e shtrije shpinash.

Në një vend ku më nuk kemi nevojë as për ndihmën e Amerikës, Zvicrës, Anglisë, Gjermanisë, Francës, Austrisë, Kanadasë, e as për NATO-n s’kemi nevojë.

Nuk kanë nevojë më as për diasporën e mërgatën që për sa ekziston shqiptari ajo ishte shpëtimtari, furnizuesi dhe zhvilluesi i kësaj cope toke.

Një vend ku njerzit nga mëngjesi e deri në mbrëmje presin një vize për të ikur nga këtu!

Ika se luva babush!

Shihemi me të 14-tin ditën e të dashuruarve!

Në fund sërish ne jemi fajtor, nuk shkon bre veç me kritika o njerëz!
Të jetojnë të lirë dhe me nder shqiptarët me shqiptarin, sepse shqiptarit aq sa i duhet buka, i duhet dituria e nacionalizmi na thoshte Mid’hati!

____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush