• Mon. May 20th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Femra në debatet televizive, dhe liria e fjalës në to

ByEmrush

Jan 9, 2021

Eh!

Raportet ndërkombëtare mbi mediat dhe liritë e tyre, Kosovën e rendisin ndër të parat në rajon, bile edhe shpesh e krahasojnë me shumë shtete Evropiane!

Në kontroll të baraspeshës mes lirisë së shprehjes dhe reputacionit, ku shprehja shpesh degradon ambiciet e qytetarëve, duke u bërë altoparlant patriarkal dhe oriental, e duke mos pasur asgjë të përbashkët me civilizimin perëndimor.

Pesë televizione të ndryshme duke organizuar debate politike

Studiot televizive të mbushura me meshkujt, disa prej tyre të paskrupullt dhe demagog të formave specifike!

Renditja bëhej kështu:

  • Një studio televizive me gjashtë (6) panelist dhe moderator, asnjë femër!
  • Një studio televizive më pesë (5) panelist një moderator, asnjë femër!
  • Një studio televizive me katër (4) panelist një moderator, asnjë femër!
  • Një studio televizive me katër (4) panelist, një femër moderator!
  • Një studio televizive me tre (3) panelist një moderator, asnjë femër!

Ju bërtiste moderatori një natë panelistëve tjerë:

Jo, nuk mund të ja merrni fjalën, është gruaja e vetme në studio!
Po nuk mundesh, kjo ka me fol, nuk mundesh!
Hiç, jo nuk mundesh, kjo ka me fol!

Jo, jo nuk mundeni me u shty me thonjë me ju marr fjalën femrave…

Qe sa jam tu u mundu me ju krijua hapësirë me fol.

Po, jo s’bënë, nuk bënë!

Duke i bërtit gruas së vetme në debat edhe vet moderatori:

Urdhëro fol, ti ke me fol.

Vazhdo, o vazhdoo fol!

S’ka lidhje, ti vazhdo, ti ke me fol!

Gruaja e gjorë, sa merrte fjalën këta tjerët në qaf:

Njëri: nuk është ashtu, ku e ke marr këtë informatë, ja ku i ke dokumentet!
Tjetri: qe, qe ku janë, leje bre mos fol veç hajt!

Gruaja: more ju nuk mund të më shihni vetëm si grua, unë jam eksperte ekonomike dhe njohëse e rrjedhave aktuale politike, jam e diplomuar në Zurich, dhe unë jam thirrë këtu të jap mendime profesionale dhe me analizua një trend politik!

Njëri: çka ka të bëjë kjo me këtë, raporti thotë kështu, ti nuk e din, kjo nuk thuhet ashtu!!

Tjetri: lerë çfarë flet, çka po flet ashtu? Çka po flet ashtu në mënyrë abstrakte, pse!?

Ku mbet raporti!
Aha, ok

Për këtë edhe është ajo parulla maskuliste: “Unë biri yt Kosovë”, nuk ka  “Unë bija jote Kosovë!

Mjaftojnë të mbyllim sytë dhe të shohim krenarinë shqiptare përmes kujt përfaqësohet në botë!

____
ESH

____________

publikime.com

By Emrush