• Sun. May 19th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Besnikëria qytetare ndaj ShBA-ve

ByEmrush

Dec 11, 2020

Përgjatë vitit 2020 Kosova sërish është në top listën për besueshmëri ndaj ShBA-ve, më shumë se çdo vend tjetër në Evropë dhe në botë.

Shqiptarët dhe etnia e tyre janë falënderues për shpëtimtarin e tyre të vetëm, dhe nuk ka ndonjë forcë që hamendëson qytetarin e Kosovës për luhatje ndaj miqësisë dhe besimit ndaj Amerikës.
Sado që rryma të ndryshme konkurruese brenda politike mundohen të paraqesin qytetarin si antiamerikan, një gjë duhet kuptuar që rinia ka arrit të kuptoj në thelb respektin dhe dashurinë ndaj mbrojtësit të gjenit shqiptarë.

Nuk ka asnjë mëdyshje që shqiptarët ti kenë apo se i kanë harruar të mirat që vijnë nga ShBA-të, për rrjedhojë të kësaj ishte para disa ditëve edhe raporti i kongresit Amerikan i kryesuar nga Eliot Engel.

Shqiptarët do të dinë të ruajnë dhe kultivojnë miqësinë me aleatin e vetëm dhe të pandryshuar të vlerave demokratike jo vetëm në Kosovë!

Mbi 84% e qytetarëve janë të kënaqur me secilën do administratë që është në krye të ShBA-ve. (kjo përqindja tjetër që nuk është arritur 100% duhet të jenë komunitetet pakicë në Kosovë dhe ndonjë shqiptar i ndershëm, hah!

Long life uncle!

____
ESH

Publikime.com

Foto: Radio Evropa e Lirë

By Emrush