• Sun. May 19th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Buxheti i Republikës 2021 dhe rimëkëmbja ekonomike

ByEmrush

Dec 10, 2020


Sfida tjetër e radhës për të kaluar nga një odisejad konkluzionesh, debatesh dhe peripecish në miratimin e projekteve ligjore që do të ndihmonte qytetarët e Kosovës do të jetë shpërndarja e ndihmave ekonomike. Ky projekt është rrumbullakuar nën petkun e terminologjisë “rimëkëmbja ekonomike”, e cila së bashku me parat e trustit që janë paraparë të shpërndahen te qytetarët do të jetë mbi 385 milion euro.


Paratë që do të mund të tërhiqen nga Trusti pensional arrijnë shifrën 212 milion euro, që pritet të rimburosohen nga qeveritë e ardhshme të Kosovës, e që afati është deri në dhjetor të 2021.
Kjo do të thotë që projekti për rimëkëmbjen ekonomike është i lidhur më miratimin e buxhetit të Republikës për 2021, e ne e dimë që buxheti për vitin që vjen akoma nuk është dakorduar dhe nuk është votuar në parlament.

Buxheti i republikës pritet të jetë më mbi 200 milion euro më pak se viti paraprak kalendarik, pra nga 2.4 miliard në 2.2.

Bazuar në këtë nuk ka asnjë mundësi që të ketë rritje ekonomike, e rrjedhimisht nuk do të ketë as ndryshim të gjendjes financiare në Kosovës, e posaçërisht vështirësitë do të jetë aktive për afarizmin, për të mos thënë do të jetë vit pasiv vdekjeprurës!
Premtimet për një rritje ekonomike, premtimet financiare dhe ngritje e standardit jetësor jo që s’do të ketë, por do të jetë një makijazh ekonomik i vazhdimit të arnimit të pikave aty ku mundet!
Më shumë është një marramendje kolektive nga ana e autoriteteve se një përjetim i një jetëse të dinjitetëshme!

Pra, siç po del që projekti për rimëkëmbjen ekonomike është paraparë brenda buxhetit të 2021 të republikës e i cili nuk është votuar ende në parlamentin e Kosovës.

Atëherë nëse nuk kalon miratimi i buxhetit të Republikës, apo se ka vonesa të natyrave të ndryshme, i bien që s’ka as ndihma për qytetarët, s’ka as para shtesë për punëtorët, s’ka as pagesa për bizneset, s’ka as pagesa për orët shtesë e që rrjedhimisht s’ka as rimëkëmbje ekonomike!

Parat nga Trusti besoj që do të fillojnë të tërhiqen, por mjetet financiare që do të ngjallnin shpresat e biznesit për mbijetesë nuk do të kalojnë, për pasojë do të del që është pako e jashtëligjshme!

Shpresa e vetme për mbijetesë ekonomike edhe për vitin 2021 mbeten remitencat, nëse vendosin të vijnë sërish bashkatdhetarët në vendlindje!

____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush