• Sun. May 19th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Pasaporta e Kosovës

ByEmrush

Dec 7, 2020

Prit e kshyrë.

Lexo e shfleto se ku po e shohim të dashurën Republikë tonën diku në vendin e parë, s’ka askund bre hiç!
Pasaporta jonë nuk është në konkurrencë as me Bosnjën po thotë Evropa e Lirë.
Shpresuam që po na hjekin vizat Evropa, kjo nuk ndodhi!
Edhe disa herë nga qeveri të ndryshme ishte proklamuar që vizat janë hjek, sa urimi shkonte sa gëzimi e sa shampanja heu heu!

Pastaj pritëm shumë edhe nga Amerikanët që po na hjekin vizat, edhe këtu shumë u entuziazmuam. Bile filluar të ngremë dollinë!
Veç kur po na del gjumi po duhet me u përballur me realitetin tonë të hidhur e të baltosur!

Ne mes veti mr, dr e shumë intelektual profesionist, bile të pazëvendësueshëm.
Pastaj bëjmë të fortin duke i treguar njëri tjetrit muskujt, por dije ama përjashtë kufijve tanë s’po na bëjnë hesap hiç!

Lehtë është kur ti çmon vetveten, por shumë vështirë të çmojnë të tjerët!

____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush